Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit dhe Borxhit Publik

Drejtori i Përgjithshëm

Mimoza Dhëmbi

Kontakt: Mimoza.Dhembi@financa.gov.al

Misioni

Kjo drejtori ka si mision planifikimin dhe menaxhimin me ekonomi, efiçencë dhe efektivitet të shpenzimeve publike.

Funksionet

Funksionet kryesore të saj janë:

1.Përgatitja e buxhetit të shtetit;
2.Menaxhimi dhe monitorimi i buxhetit;
3.Klasifikimi dhe sistemi buxhetor;
4.Kryerja e analizave për shpenzimet publike dhe zhvillimi i politikave buxhetore;
5.Përgatitja e akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë proceset e planifikimit dhe zbatimit të buxhetit, si dhe sistemin buxhetor në tërësi, duke shfrytëzuar përvojën më të mirë ndërkombëtare.
6.Të llogarisë dhe transferojë me drejtësi e transparencë transfertat e buxhetit të shtetit për pushtetin     vendor, të mbështesë dhe plotësojë me aktet e nevojshme ligjore, decentralizimin fiskal, duke synuar   rritjen e të ardhurave, rritjen e eficencës të përdorimit të fondeve publike për pushtetin vendor.
7.Shlyerja e detyrimeve të prapambetura. Menaxhimi me efektivitet i të dhënave mbi detyrimet e           prapambetura dhe forcimi i disiplinës financiare për parandalimin e akumulimit të tyre në të ardhmen,     për të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

Struktura

Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit ka në strukturën e saj:

  1. Drejtorinë e Analizës dhe Programimit Buxhetor
  2. Drejtorinë e Borxhit Publik
  3. Drejtorinë e Financave Vendore
  4. Drejtorinë e Menaxhimit të Buxhetit
  5. Drejtorinë e Menaxhimit të Investimeve Publike
  6. Drejtorinë e Strehimit
  7. Organigrama Grafike