Misioni

Misioni i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është arritja e stabilitetit ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike. Ajo përgatit dhe zbaton politikat e qeverisë në sferën ekonomike, të tregtisë, të strehimit dhe të sipërmarrjes për ndërtimin e një modeli të ri ekonomik me synim rritjen ekonomike, të lartë e të qëndrueshme në Shqipëri. Kjo ministri harton dhe zbaton politika të integruara ekonomike në sektorët parësorë të ekonomisë, konvergjimit ekonomiko-social të rajoneve të vendit, përmirësimit të klimës e të shërbimeve për biznesin dhe sipërmarrjen. Ajo ka si mision, gjithashtu, garantimin e të drejtave për arsim dhe formim profesional, punësim të sigurt e të denjë, sigurim shoqëror.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore në përputhje me legjislacionin përkatës:

Politikën makroekonomike dhe fiskale;

Administrimin e të ardhurave;

Administrimin e buxhetit të shtetit;

Menaxhimin e borxhit publik;

Administrimin financiar;

Menaxhimin financiar dhe kontrollin;

Menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian;

Inspektimin financiar publik;

Bashkërendimin e përgjithshëm të auditimit të brendshëm;

Fushën e strehimit;

Fushën e punësimit;

Fushën e arsimit dhe formimit profesional;

Fushën e sigurimeve shoqërore;

Marrëveshjet e tregtisë së lirë;

Nxitjen e investimeve;

Administrimin e pronës shtetërore;

Mbështetjen e partneritetit publik privat;

Fushën e regjistrimit dhe licencimit të operatorëve ekonomikë;

Fushën e shërbimit të akreditimit dhe standardizimit;

Fushën e mirëmbajtjes, kalibrimit dhe inspektimit të mjeteve matëse;

Fushën e pronësisë industriale;

Fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale;

Fushën e mbrojtjes së konsumatorëve;

Zonat ekonomike dhe teknologjike;

Parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit;

Lojërat e fatit;

Ndihmën shtetërore dhe garancitë shtetërore.