Ministria e Financave

Ministria e Financave shënoi një tjetër sukses të rëndësishëm në tregun e brendshëm të titujve qeveritarë, duke zhvilluar më 2 mars 2026 ankandin rihapje obligacione 20-vjeçare. Me një shumë të shpallur prej 1 miliardë lekësh dhe kërkesa që arritën në 2.60 miliardë lekë, ky ankand u mbulua 2.60 herë, duke reflektuar besimin e lartë të investitorëve në stabilitetin financiar të vendit.
Norma e interesit prej 6.20% dhe pjesëmarrja e gjerë nga bankat, fondet e pensioneve, fondet e investimit, individët dhe institucionet financiare e konfirmojnë atraktivitetin e titujve afatgjatë të qeverisë. Kuponi që paguan Ministria e Financave për 20-vjeçarin e emetuar Janar 2026 është 6.72%. Yieldi ra me 52 pikë përqindje (basis points), nga 6.72% në 6.20%.
Obligacionet 20-vjeçare, të prezantuara për herë të parë në vitin 2025, po konsolidohen si një alternativë e fuqishme për investitorët me horizonte të gjata, duke dëshmuar performancën e suksesshme të ankandeve të qeverisë dhe rolin e tyre në forcimin e financave publike. Ankandi i rradhës Obligacione 20 vjeçare emetim i ri është në muajin Qershor 2026.