Ministria e Financave

Ministria e Financave zhvilloi sot, datë 6 janar 2026, ankandin e parë për instrumentin obligacione 20-vjeçare. Shuma e shpallur nga Ministria ishte 1.5 miliardë lekë, ndërkohë vlera totale e kërkesave nga tregu në këtë ankand arriti në 2.91 miliardë lekë. Raporti i mbulimit për këtë ankand është 1.94 herë, i cili tregon kërkesë të lartë nga tregu. Në këtë ankand pjesëmarrja ishte nga të gjithë kategoritë e investitorëve: sistemi bankar, individë, fonde pensioni, fonde investimi. Norma e interesit për këtë instrument ishte 6.72%, ndërkohë emetimi i parë i këtij instrumenti u zhvillua në muajin janar të vitit 2025.
Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit të emetuara nga qeveria shqiptare. Ato janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë dhe veçanërisht për shoqëritë që administrojnë fonde me horizont afatgjatë, si fondet private të pensionit.
Ministria e Financave fton të gjithë të interesuarit të investojnë në titujt qeveritarë në tregun e brendshëm. Për tu informuar mbi datat ankandeve të parashikuara për tremujorin e parë të vitit 2026, klikoni në linkun e mëposhtëm:

Link