Ministria e Financave

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e parë.
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbledhjen e datës 19 Shtator 2026 vendosi:

Çmimet tavan (max), për shitjen me shumicë të produkteve

• 207 Lekë/litri për gazoilin;
• 183 Lekë/litri për benzinën.

Çmimet tavan (max) për shitjen me pakicë të produkteve

• 219 Lekë/litri për gazoilin;
• 195 Lekë/litri për benzinën;

Efektet e këtij vendimi fillojnë në datë 19.09.2026, ora 16:00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Ministria e Financave, së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë të angazhuara të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.