Ministria e Financave

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin Janar 2026 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale, për muajin Janar 2026, arritën në rreth 69.8 miliardë lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2026, arritën në rreth 48.1 miliardë lekë.
Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar 2026:
Të ardhurat totale, për muajin Janar 2026, arritën në rreth 69.8 miliardë lekë, 103.4 % e planit të periudhës ose 8.5 % e planit vjetor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 5.2 miliardë lekë ose 8.1 % më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për muajin Janar 2026, janë në shumën 43.8 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 2.6 % më shumë se muaji Janar i vitit 2025.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për muajin Janar 2026, u realizuan në vlerën 16 miliardë lekë, realizim në masën 92.3 % të planit të muajit Janar për të ardhurat doganore, për vitin 2026.
Të ardhurat nga TVSH në import, për muajin Janar 2026, janë 10.1 miliardë lekë.
Të ardhurat nga akciza, për muajin Janar 2026, janë realizuar në shumën 5.2 miliardë lekë, 341 milionë lekë ose 7 % më shumë se e Janari i vitit 2025, si dhe realizim në shumën 32 milionë lekë ose 0.6 % më shumë se plani i muajit Janar 2026.
Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për muajin Janar 2026, janë në shumën 63 milionë lekë.
Të ardhurat nga taksat doganore, për muajin Janar 2026, janë në vlerën 614 milionë lekë, 28 milionë lekë ose 4.8 % më shumë se Janari i vitit 2025, si dhe realizim prej 85.8 % kundrejt planit të muajit Janar 2026.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për muajin Janar 2026, u realizuan në shumën 27.7 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 5.7 % më shumë se Janari i vitit 2025. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 337 milionë lekë ose 1.2 % më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 12.3 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 9.5 % më shumë se muaji Janar 2025, dhe me realizim në shumën prej 1 miliardë lekë ose 8.8 % më shumë se plani i muajit Janar 2026. Rimbursimet e dhëna për muajin Janar 2026 janë në shumën 186 milionë lekë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 3.4 miliardë lekë, 478 milionë lekë, ose 16.1% më shumë se muaji Janar 2025, si dhe me realizim në shumën 308 milionë lekë ose 109.8 % e planit për muajin janar 2026.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar 2026, janë në shumën 7.6 miliardë lekë, 329 milionë lekë ose 4.5 % më shumë se muaji Janar 2025.
Të ardhurat nga taksat nacionale, për muajin Janar 2026, u realizuan në shumën 4.4 miliardë lekë.
Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për muajin Janar 2026, u realizuan në shumën 17 miliardë lekë, 758 milionë lekë ose 4.7 % më shumë se muaji Janar 2025, si dhe me realizim prej 100.8% të planit të muajit Janar 2026.
Shpenzimet:
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2026, arritën në rreth 48.1 miliardë lekë me një realizim në masën 90 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 3.4 % më i lartë ose rreth 1.6 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 1 mujorin e vitit 2026 u realizuan në masën 5.4% të planit vjetor.