Ministria e Financave

Në bazë të Vendimit nr. 5, datë 13.3.2026, “Për shpalljen e vendit vakant, të anëtarit të këshillit mbikëqyrës, në shoqërinë tregtare shtetërore AGROKREDIT”, të aksionarit të shoqërisë, kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Të jenë shtetas shqiptar;
  • Të zotërojnë diplomë universitare të nivelit “Master i shkencave” apo ekuivalent me të, në fushat juridike, ekonomike ose në fusha të tjera të përshtatshme me ushtrimin e funksionit;
  • Të kenë eksperiencë profesionale jo më pak se 5 vite pune;
  • Të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos kenë konflikt interesash me detyrën, në përputhje me detyrimet e legjislacionit në fuqi;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jenë funksionarë politikë të liruar nga detyra, për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh, duke filluar nga data e lirimit nga detyra.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimi (CV);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Fotokopje të diplomës universitare që zotëron;
  • Dokument që vërteton përvojën profesionale (fotokopje të librezës së punës, vërtetim punësimi etj);
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Deklaratë që nuk ka konflikt interesi, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Deklaratë që nuk është i angazhuar në më shumë se dy këshilla mbikëqyrës, me përjashtim të rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe;
  • Deklaratë që nuk ka qenë funksionar politik i liruar nga detyra, për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh, duke filluar nga data e lirimit nga detyra.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet fizikisht, pranë zyrës së protokollit në Ministrinë e Financave, brenda 15 ditëve nga publikimi i shpalljes së vendit vakant.