Ministria e Financave

PËR PUBLIKIMIN E THIRRJES PËR PUNËSIMIN E PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, NË MINISTRINË E FINANCAVE DHE NË DEGËT E THESARIT NË RRETHE

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 6.3.2019 “Për vendosjen e standardeve në kryerjen e disa aktiviteteve me punonjës të përkohshëm, në njësitë e qeverisjes qendrore”, është miratuar vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 10, datë 15.1.2026 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2026, në njësitë e qeverisjes qendrore”, Ministria e Financave shpall thirrjen për aplikim për vende vakante pune me kontratë me afat të caktuar, deri më 31.12.2026.

Aplikimet pranohen brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e publikimit të njoftimit, pranë Sektorit të Arkiv-Protokollit, në Ministrinë e Financave, me dokumentacionin si vijon:

  • Jetëshkrimin (CV);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Fotokopje të dokumentit të arsimit që zotëron (dëftesë pjekurie, diplomë universitare, etj);
  • Dokument që vërteton përvojën profesionale (fotokopje të librezës së punës, vërtetim punësimi etj);
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Deklaratë që nuk ka konflikt interesi, sipas legjislacionit në fuqi.

Kjo thirrje, publikohet për vendet e punës, të listuara në këtë publikim, sipas nevojave të institucionit. Cdo nevojë e mëvonshme për burime njerëzore, trajtohet në përputhje me procedurat përkatëse.

Lidhur me sa më lart, më poshtë do të gjeni pozicionet e punës me kontratë të përkohshme, me kriteret e përgjithshme dhe të posaçme për çdo pozicion pune.

 Publikim-punonjes-me-kontrate-pune-te-perkohshme-Dege-Thesari – gusht 2026

Publikim-punonjes-me-kontrate-te-perkohshme-Aparati-MF gusht 2026

Lista e kandidatëve fitues