Ministria e Financave

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, priti në një takim Nënsekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (United Nations) dhe Administratorin në Detyrë të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) z.Haoliang Xu.
Gjatë këtij takimi, Ministri Malaj ndau me z.Xu treguesit kryesorë të ekonomisë shqiptare dhe refomat që po ndërmerren për të garantuar ecurinë e qëndrueshme, mirëmenaxhimin e financave publike, si dhe politikat për uljen e vazhdueshme të borxhit publik.
Shqipëria është e angazhuar për të garantuar nxitjen e politikave  në përmbushje të agjendës së Kombeve të Bashkuara, që kanë si synim  arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Nga ana e tij z. Xu theksoi gatishmërinë e UNDP për të mbështetur forcimin e financave publike, koordinimin e politikave dhe menaxhimin e riskut, përfshirë mundësinë e angazhimit përmes Instrumentit të Sigurimeve dhe Financimit të Riskut, për të nxitur rritjen e qëndrueshme të Shqipërisë.