Ministria e Financave

Në kuadër të bashkëpunimit me Bankën Botërore, MIGA dhe IFC, Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me drejtues të këtyre institucioneve, të kryesuar nga Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor pranë Bankës Botërore, znj.Xiaoqing Yu.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi ecurinë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Financave dhe institucioneve partnere, ku u vlerësua mbështetja e vazhdueshme dhe e gjithanshme për qeverinë shqiptare.
Aktualisht është duke u hartuar portofoli i ri i mbështetjes për financimin e projekteve më të rëndësishme në periudhën afatmesme.
Ministria e Financave, nga ana e saj, po monitoron me kujdes ecurinë e zbatimit të projekteve që janë në vijim, për të garantuar arritjen e objektivave, në një kohë që investimet strategjike dhe performanca e projekteve mbeten kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.