Ministria e Financave

Z. Petrit Malaj u betua sot përpara Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, si Ministër i Financave.
Ceremonia e betimit u zhvillua pas miratimit një ditë më parë të dekretit të Presidentit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Menjëherë pas marrjes së detyrës, Ministri Petrit Malaj u shpreh falënderues për besimin e dhënë nga Kryeministri Edi Rama në drejtimin e Ministrisë së Financave.


Ministri Malaj ndau në rrjete sociale momente nga ceremonia e betimit si ministër dhe gjatë prezantimit me stafin e Ministrisë së Financave, teksa shkroi se: “është nder dhe privilegj të shërbej në krye të kësaj ministrie, çka më ngarkon me përgjegjësinë e lartë të përmbushjes së objektivave që ka ky institucion”.
“Një falënderim për zv.kryeministren Belinda Balluku për bashkëpunimin dhe mbështetjen”, tha ai.


Po ashtu, Ministri Malaj uroi kolegët Taulant Balla, ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu.