Ministria e Financave

28 Shtatori është Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim.
Ministria e Financave rithekson angazhimin e saj për transparencë, llogaridhënie dhe akses të qytetarëve në informacionin publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
E drejta për informim është një e drejtë themelore që u mundëson qytetarëve të kenë akses në veprimtarinë dhe vendimmarrjen e institucioneve publike. Informimi i qartë dhe në kohë kontribuon në forcimin e besimit të publikut dhe në ndërtimin e një marrëdhënieje më të hapur e të përgjegjshme mes institucioneve dhe qytetarëve.
Ministria e Financave do të vijojë të punojë për një komunikim transparent, të hapur dhe të aksesueshëm, duke garantuar trajtimin e kërkesave për informacion dhe publikimin e të dhënave me interes për qytetarët.
Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë informacion publik dhe të marrë përgjigje brenda afateve të përcaktuara nga ligji.
“Ti ke të drejtë të informohesh, ne kemi detyrim të përgjigjemi.”