Ministria e Financave

Borxhi publik vijon tendencën rënëse. Të dhënat e 6-mujorit të parë të vitit 2025 tregojnë se niveli i borxhit publik i matur ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto arriti në 54.02%, nga 54.21% që ishte në fund të vitit 2024.
Rënia e borxhit publik tregon për një politikë të kujdesshme fiskale, si dhe për një mirë menaxhim të portofolit në tërësi.
Objektivi kryesor i Ministrisë së Financave do të vijojë të jetë konsolidimi fiskal, mbajtja nën kontroll e shpenzimeve dhe rritja e të ardhurave, me qëllim uljen e trajektores së borxhit publik.