Ministria e Financave

Misioni i Ministrisë së Financave është arritja e stabilitetit ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike. Ministria e Financave e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:
a) Politikën makrofiskale;
b) Administrimin e të ardhurave;
c) Administrimin e buxhetit të shtetit;
ç) Menaxhimin e borxhit publik dhe garancive shtetërore të huasë;
d) Administrimin financiar;
dh) Menaxhimin financiar dhe kontrollin;
e) Menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian;
ë) Inspektimin financiar publik;
f) Bashkërendimin e përgjithshëm të auditimit të brendshëm;
g) Parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit;
gj) Lojërat e fatit;
h) Aksesin në instrumentet financiare dhe lehtësimin e qasjes në financime për sektorët e nënfinancuar;
i) Qasjen në instrumentet e sigurimit dhe risigurimit për risqet që lindin nga fatkeqësitë natyrore.