Ministria e Financave

Lundroni në këtë Seksion

Elona Bedalli

Mban pozicionin e Këshilltarit të Kabinetit të Ministrit të Financave që prej datës 17 Shtator 2024.
Znj.Bedalli ka përfunduar studimet e larta në degën “Gazetari” në Fakuktetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.
Për rreth 17 vite ka punuar si gazetare në median televizive dhe atë të shkruar, duke u specializuar në fushën e ekonomisë dhe financës.
Gjithashtu ajo ka një karrierë të gjatë në fushën e Komunikimit, duke mbajtur pozicione si drejtuese e Marrëdhënieve me Publikun pranë projektit të gazsjellësit TAP, Këshilltare për Median pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Më pas ka qenë e angazhuar për çështjet e komunikimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Nga viti 2021 deri në fillim të muajit shtator 2024 ka mbajtur postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Pubikun në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Znj. Bedalli prej 3 vitesh është gjithashtu trajnere për Komunikimin Strategjik, pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).
Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Email: Elona.Bedalli@financa.gov.al