Ministria e Financave

Lundroni në këtë Seksion

Anxhela Vrioni

Mban pozicionin e Këshilltares në Kabinetin e Ministrit të Financave që prej 12 shator 2024.
Znj.Vrioni është diplomuar në programet Bachelor dhe Master pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, si dhe ka kryer disa trajnime dhe kualifikime ndër të cilat, certifikuar nga EMI-Coaching & Consulting mbi programe trajnimi për tregun e punës, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë mbi “Procedurat e Rekrutimit”, etj..
Marrëdhëniet me tregun e punës kanë startuar në sektorin privat në vitin 2013, si Asistente Ekzekutive, Koordinatore e Përgjithshme, Drejtuese e Departamentit të Shitjeve dhe Marketingut,etj.
Ndërsa në sektorin publik ka mbajtur pozicionin e specialistes në Sektorin e Trajtimit të Ankesave dhe Marrdhënieve me Jashtë, pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Znj. Vrioni vlerësohet si ndërtuese e mirë e marrëdhënieve profesionale, por edhe për përkujdesjen e mbarëvajtjen e tyre.

E-mail : Anxhela.Vrioni@financa.gov.al