Ministria e Financave

Ervin Mete

Ervin Mete ka lindur më 13 shtator 1983. Prej shtatorit 2023 ai mban postin e Ministrit të Financave.
Z.Mete ka shërbyer në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare prej muajit maj 2020 dhe më herët si Kryetar i Bordit të Autoritetit, prej muajit shtator 2019.
Mete mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit në SHBA dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës (LSE), i specializuar në të drejtë korporatash dhe të drejtë fiskale.
Në periudhën 2013-2017 ka kryer funksionin e Zëvendësministrit të Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë, përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik.
Gjatë kësaj periudhe, Z.Mete është angazhuar në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar.
Mete ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit Kombëtar për “Programin e Reformave Ekonomike me Bashkimin Evropian”, funksionin e negociatorit për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, në negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si edhe ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar.Z.Mete komunikon në disa gjuhë të huaja. Është i martuar dhe ka dy fëmijë