Drejtoria e Auditimit

Drejtori i Drejtorisë

Ilir Meçe

Misioni

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm, është njësi e Ministrisë së Financave, e cila zhvillon veprimtari të planifikuar dhe i raporton Ministrit të Financave duke i dhënë atij garanci relative për eficencën, efektivitetin dhe ekonomicitetin e menaxhimit të burimeve, sistemet e kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin e riskut. Kjo drejtori, e realizon këtë mision duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, rregullat e tjera në fushën e procedurave të auditimit, ndjekjen e praktikave më të mira bashkëkohore dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të auditimit, me qëllim kontributin në përmirësimin e drejtimit, forcimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm, dhe shtimin e vlerës se institucioneve publike, si rrjedhim përmirësimin e qeverisjes, dhe mbrojtjen e interesave të taksapaguesve shqiptarë.

Struktura

Funksionet

1.Planifikon aktivitetet e auditimit në nivel vjetor dhe strategjik.
2.Realizon shërbime të auditimit të sigurisë sipas planit vjetor për veprimtaritë nën fushën e pergjegjësisë të Ministrit të Financave, si dhe i raporton rezultatet Ministrit te Financave si dhe titullarit perkates qe mbulon fushen e vene nen auditim.
3.Realizon shërbime të auditimit të këshillimit për fusha të kërkuara nga Ministri i Financave, duke e ndihmuar atë në marrjen e vendimeve brenda fushës së Tij të përgjegjësisë.
4.Bashkëpunon me palët e audituara si dhe ndjek zbatimin e rekomandimeve të auditimit sipas praktikës profesionale të miratuar.
5.Zhvillon teknika te auditimit bashkëkohor për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të saj të auditimit.
6.Raporton në nivel periodik rezultatet e veprimtarisë audituese, realizimin e planit të auditimit si dhe përdorimin e burimeve.
7.Ndjek edukimin e vijueshem te detyrueshem per te siguruar nivelin e duhur professional të stafit.
8.Bashkëpunon nje njesi te tjera te specializuara ne zhvillimin e ciklit të auditimit, si inspektimi financiar publik etj.                                                                                                                                                                           9. Luan rolin e strukturës përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të VKM Nr. 816, datë 16.11.2016

  1. Raporte vjetore
  2. Produkte të Drejtorisë
  3. Struktura përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve