Ministria e Financave

Kuvendi miratoi projektligjin “Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare”, i cili synon forcimin e stabilitetit të sistemit financiar shqiptar dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve.
Për herë të parë, ligji krijon një kuadër të posaçëm për mbikëqyrjen e grupeve financiare që operojnë në sektorë të ndryshëm, duke mundësuar identifikimin dhe menaxhimin më efektiv të rreziqeve në nivel grupi.
Ndër risitë kryesore të ligjit janë:
• Forcimi i koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse;
• Forcimi i kërkesave për kapitalin në nivel grupi;
• Përmirësimi i mekanizmave të monitorimit të rrezikut dhe transaksioneve brenda grupit;
• Forcimi i kontrollit të brendshëm dhe raportimit financiar.
Këto ndryshime synojnë rritjen e stabilitetit financiar, forcimin e besimit të investitorëve, mbrojtjen më të mirë të konsumatorëve, si dhe rritjen e konkurrencës dhe transparencës në treg.
Ligji parashikon një periudhë tranzitore deri në 18 muaj, për të mundësuar përshtatjen graduale të institucioneve financiare me kërkesat e reja.
Miratimi i këtij ligji kontribuon në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, në kuadër të Kapitullit 9, “Shërbimet financiare”, përmes transpozimit të Direktivës 2002/87/KE të Bashkimit Evropian.