Ministria e Financave

Ministria e Financave shënoi një tjetër sukses të rëndësishëm në tregun e brendshëm të titujve qeveritarë, lidhur me ankandin rihapje obligacione 20-vjeçare, në datën 1 Shtator 2026.
Me një shumë të shpallur prej 1.50 miliardë lekësh dhe kërkesa që arritën në 3.02 miliardë lekë, ky ankand u mbulua 2.01 herë, duke reflektuar besimin e investitorëve në stabilitetin financiar të vendit.
Norma e interesit prej 6.54% dhe pjesëmarrja e gjerë nga bankat, fondet e pensioneve, individët e konfirmojnë atraktivitetin e titujve afatgjatë të qeverisë.
Kuponi që do të paguajë Ministria e Financave për obligacionet 20-vjeçare emetim 06 Maj 2026 është 6.50%. Krahasuar me ankandin 4 Maj 2026 yieldi u rrit me 4 pikë përqindje (basis points), nga 6.50% në 6.54 %.
Obligacionet 20-vjeçare u prezantuan për herë të parë në vitin 2025 për tregun dhe janë në konsolidim e sipër si një alternativë e fuqishme për investitorët me horizonte të gjata, duke dëshmuar performancën e suksesshme të ankandeve të qeverisë dhe rolin e tyre në forcimin e financave publike.