Ministria e Financave

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Maj 2026 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Maj 2026, arritën në rreth 340.5 miliardë lekë ose me realizim 105.3 % të planit të periudhës..
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën Janar-Maj 2026, arritën në rreth 286.8 miliardë lekë, me një realizim në masën 96.8% të planit të periudhës.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Maj 2026:

Të ardhurat totale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 34.3 miliardë lekë ose 11.2 % më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për muajt Janar-Maj 2026, janë në shumën 215.5 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 1.9% më shumë se plani për periudhën Janar-Maj 2026. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë mbledhur 12.1 miliardë lekë ose 5.9% më shumë.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën  Janar-Maj 2026, u realizuan në shumën 120.3 miliardë lekë, 9.6 miliardë lekë ose 8.6% më shumë se pesëmujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e pesërmujorit, të ardhurat e mbledhura janë 5.8 miliardë lekë ose 5.1% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 35.8 miliardë lekë, 5.4 miliardë lekë ose 17.6% më shumë se pesëmujori 2025, dhe me realizim në shumën prej 5.3 miliardë lekë ose 117.2% të planit për pesëmujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar – Maj 2026 janë në shumën 6 miliardë lekë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 26.6 miliardë lekë ose në masën 86% e planit për pesëmujorin 2026.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Maj 2026, janë në shumën 40.2 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 18.1% më shumë se pesëmujori i vitit 2025, si dhe 5.5 miliardë lekë ose 15.8% më shumë se plani për pesëmujorin 2026.
Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Maj 2026, u realizuan në shumën 17.6 miliardë lekë, ose 96.9% e planit për pesëmujorin 2026.
Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH periudhën Janar-Maj 2026, u realizuan në shumën 82.9 miliardë lekë nga 80.7 miliardë lekë që ishin planifikuar. Pra, 9.4 miliardë lekë ose 12.8% më shumë se pesëmujori 2025 dhe me një realizim prej 102.7% të planit për pesëmujorin 2026.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Maj 2026, u realizuan në vlerën 95.2 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë ose 2.7% më shumë se pesëmujori i vitit 2025, një realizim në masën 98.2% ndaj planit të periudhës për të ardhurat doganore.
Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Maj 2026, janë 64.2 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 3% më shumë se pesëmujori i vitit 2025, ose 99.5% e planit për periudhën pesëmujore 2026.
Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Maj 2026, janë realizuar në shumën 26.3 miliardë lekë, 556 milionë lekë ose 2.2% më shumë se pesëmujori i vitit 2025, ose 96.3% e planit për pesëmujorin 2026.
Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Maj 2026, janë në shumën 732 milionë lekë, me një realizim prej rreth 78% kundrejt planit të të njëjtës periudhë.
Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Maj 2026, janë në vlerën 4 miliardë lekë, 345 milionë lekë ose 9.4% më shumë se periudha pesëmujore e vitit 2025, si dhe realizim prej 95.1% kundrejt planit të pesëmujorit 2026.
Shpenzimet:
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 286.8 miliardë lekë me një realizim në masën 96.8% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 7.4% më i lartë ose rreth 19.7 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet korente, për periudhën 5 mujore të vitit 2026, rezultuan në rreth 260.9 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7.2% më i lartë ose rreth 17.4 miliardë lekë më shumë. Realizimi për periudhën janar – maj ishte në masën 96.2%.
Shpenzimet kapitale, për periudhën 5 mujore të vitit 2026, rezultuan në 25.9 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9.4% më i lartë ose rreth 2.2 miliardë lekë më shumë. Realizimi për periudhën 5- mujore në masën 103%.