Ministria e Financave

Në përfundim të procedurës së ndjekur për emërimin e anëtarëve të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, bazuar në ligjin nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar, si dhe në vendimin nr. 786, datë 9.11.2016, të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e përzgjedhjes dhe rastet e shkarkimit të anëtarëve, si dhe rregullat e organizimit dhe funksionimit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike”, i ndryshuar, anëtarët e bordit, të emëruar nga Ministri i Financave me një mandat 4-vjeçar, janë sa vijon:
1.Znj. Elira Hoxha, kryetar;
2.Znj. Dorida Marku, anëtar;
3.Znj. Sanije Tafa, anëtar;
4.Znj. Enslemvera Zake, anëtar;
5.Z. Lirim Sulaj, anëtar.