Ministria e Financave

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim Drejtorin Global të Grupit të Bankës Botërore për Zhvillimin Urban, Financat Vendore, Turizmin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, z.Ming Zhang, si dhe ekipin e Turizmit (PIUTD), në fokus të të cilit ishte bashkëpunimi potencial në fushën e turizmit.
Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mbi zgjerimin e portofolit investues, mbështetjen për projektet prioritare dhe rolin kyç të turizmit në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ministri Malaj vlerësoi se partneriteti me Grupin e Bankës Botërore mbetet thelbësor për të orientuar investimet drejt projekteve me ndikim afatgjatë dhe për të forcuar kapacitetet institucionale.
Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të shfrytëzuar potencialin e plotë të turizmit shqiptar, duke e kthyer atë në një motor të qëndrueshëm zhvillimi dhe mirëqenieje për vendin.