Ministria e Financave

Ministria e Financave shënoi një tjetër sukses të rëndësishëm në tregun e brendshëm të titujve qeveritarë, duke zhvilluar më 2 shkurt 2026 ankandin për obligacionet 15-vjeçare. Me një shumë të shpallur prej 2 miliardë lekësh dhe kërkesa që arritën në 6.05 miliardë lekë, ky ankand u mbulua 3.02 herë, duke reflektuar besimin e lartë të investitorëve në stabilitetin financiar të vendit.
Norma e interesit prej 5.67% dhe pjesëmarrja e gjerë nga bankat, fondet e pensioneve, fondet e investimit, individët dhe institucionet financiare e konfirmojnë atraktivitetin e titujve afatgjatë të qeverisë.
Obligacionet 15-vjeçare, të prezantuara për herë të parë në vitin 2021, po konsolidohen si një alternativë e fuqishme për investitorët me horizonte të gjata, duke dëshmuar performancën e suksesshme të ankandeve të qeverisë dhe rolin e tyre në forcimin e financave publike.