Ministria e Financave

Ministria e Finanacave ka hedhur për konsultim publik projektligjin për “Rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. Përmes këtij projektligji synohet të krijohet një kuadër ligjor për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve dhe personave juridikë, duke iu dhënë mundësi që përmes një tatimi të reduktuar në masën 5% të mund të bëjnë përshtatjen e vlerës së pronave me çmimet aktuale të tregut. Zbatimi, me miratimin përkatës pritet të hyjë në fuqi në datë 1 janar 2026. Ftojmë të gjitha palët e interesuara që të marrin pjesë aktivisht me komentet e tyre brenda një periudhe 1 mujore, për t’i bërë sa më efikase në zbatim. Dokumentet mund të aksesohen në linkun përkatës:

https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/849