Ministria e Financave

Ministria e Finanacave ka hedhur për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”. Projektvendimi paraqet edhe çmimet e reja mesatare referuese për metër katror, sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat që ndodhen në disa qarqe të vendit, përjashtuar këtu Bashkinë Tiranë. Ky është hapi i parë ndaj reformimit të plotë të sistemit të taksimit për të gjitha pasuritë e paluajtshme në Shqipëri. Zbatimi, me miratimin përkatës pritet të hyjë në fuqi në datë 1 janar 2026. Ftojmë të gjitha palët e interesuara, që të marrin pjesë aktivisht me komentet e tyre brenda një periudhe 1 mujore, për t’i bërë sa më efikase në zbatim. Dokumentet mund të aksesohen në linkun përkatës:

https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/850