Ministria e Financave

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, priti në një takim znj. znj.Xiaoqing Yu, Drejtore për Ballkanin Perëndimor pranë Bankës Botërore, me të cilën diskutoi mbi bashkëpunimin dypalësh.
Ministri Malaj vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes institucioneve tona dhe financimin e projekteve në zhvillimin e sektorëve kyç si: transporti, furnizimi me ujë, shëndetësia, turizmi, etj.
Gjatë takimit u theksua fakti se përmes këtyre projekteve dhe asistencës teknike të ofruar nga Banka Botërore është bërë e mundur që shumë zona të vendit të kenë një përfitim direkt, me synim zbutjen e e varfërisë, zhvillimin e ekonomisë lokale dhe integrimin më të gjerë.

Aktualisht, portofoli ynë me Bankën Botërore përfshin një sërë instrumentesh financiare, ku ndër më të rëndësishmit është instrumenti i mbështetjes buxhetore nëpërmjet të cilit është siguruar së fundmi Huaja e Dytë e Politikës së Zhvillimit për Shqipërinë me vlerë 120 milionë dollarë, e cila ka si synim zhvillimin e mëtejshëm të tregut të energjive të rinovueshme, eficiencën energjetike, mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e emetimeve të karbonit.