Ministria e Financave

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë vitit 2025, Ministria e Financave, nën kujdesin e Negociatorëve, ka organizuar një sërë tryezash të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE), të përqendruara në Kapitullin 16 “Tatimet”, Kapitullin 29 “Bashkimi Doganor”, Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar” dhe Kapitullin 33 “Dispozitat Financiare dhe Buxhetore”.
Këto takime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të strukturuar ndërmjet institucioneve publike, shoqërisë civile, botës akademike, biznesit, partnerëve socialë dhe pushtetit vendor, duke forcuar transparencën dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit evropian.

Tryezat synojnë:

• Rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi procesin e integrimit në BE;
• Informimin mbi hapat konkretë të negociatave;
• Mundësimin e pjesëmarrjes aktive të aktorëve joqeveritarë në diskutimet mbi politikat kyçe që lidhen me anëtarësimin.

Pikat kryesore të diskutimit sipas kapitujve përfshijnë:

Kapitulli 33 – Dispozitat Financiare dhe Buxhetore:

• Diskutim mbi draftin e masave të Pozicionit Negociues;
• Rëndësia e PPIE për angazhimin e publikut dhe përfshirjen e shoqërisë civile;
• Përcaktimi i hapave për përgatitjen e kuadrit të duhur legjislativ dhe institucional në përputhje me standardet e BE-së.

Kapitulli 16 – Tatimet:

• Vlerësimi i progresit në kuadër të kapitullit dhe përgatitja e pozicionit negociues;
• Angazhimi për reforma të qëndrueshme dhe harmonizim me legjislacionin evropian;
• Kontributi i anëtarëve të PPIE për të garantuar një qëndrim të qëndrueshëm negociues.

Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor

• Informacion mbi statusin dhe proceset aktuale në ndjekje të integrimit evropian për Kapitullin 29;
• Informacion mbi Pozicionin Negociues të Republikës së Shqipërisë Grupkapitulli 3.

Kapitullin 32 – Kontrolli Financiar

• Mbi Piketat Mbyllëse të dhëna në Qëndrimin e Përbashkët të Bashkimit Evropian;
• Mbi masa specifike të ndërmarra në Pozicionin negociues të Republikës së Shqipërisë.