Ministry of Finance

Vendimet e Bordi i Transparencës, datë 26 Mars 2026, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina është ulur me -3.35 $/ton dhe Gazoili është ulur me -7.1 $/ton nga data 25.03.2026.
Si rrjedhojë, çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 26 Mars, ora 18:30, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i Transparencës, që në krijimin e tij, i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm, sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.
Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr Bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.
Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.
Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Inoacionit dhe Ministiria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë të angazhuara të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe të ruajnë parimet e konkurrencës së ndershme në treg.
Situata që po kalojmë nuk është e zakontë dhe vendimet që merren vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.