Ministry of Finance

Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën e pagesës së këtij kësti, në bazë të Urdhrit të Ministrit të Financave Nr. 12, datë 20.08.2025. Kjo procedurë bëhet në zbatim të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist ”, të ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 419, datë 14.01.2011, “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. Njoftimi i plotë për çeljen e këstit të pestë gjendet në linkun e mëposhtëm:
Link
Në vijim të çeljes së fondit për këstin e pestë për trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë, Ministria e Financave ka publikuar edhe listën e parë të dosjeve në radhë për përfitimin e këstit të pestë, e cila mund të gjendet duke aksesuar në linkun e mëposhtëm:
Link
Në mbështetje të dokumentacionit të depozituar pranë Ministrisë përgjegjëse për financat, Drejtoria përgjegjëse për pagesat, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politikë, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe të Udhëzimit të Ministrit të Financave, realizon shpërndarjen e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentacionit të depozituar për çdo dosje individuale të ish të dënuarve politikë, pranë kësaj Drejtorie dhe duke ndjekur radhën e pagesave të paguara ndër vite.