Ministry
Misioni i Ministrisë së Financave është arritja e stabilitetit ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike. Ministria e Financave e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatësa) politikën makroekonomike dhe fiskale; b) administrimin e të ardhurave;c) administrimin e buxhetit të shtetit;ç) menaxhimin e borxhit publik dhe garancive shtetërore të huasë;d) administrimin financiar;dh) menaxhimin financiar dhe kontrollin;e) menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian;ë) inspektimin financiar publik;f) bashkërendimin e përgjithshëm të auditimit të brendshëm;g) parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit;gj) lojërat e fatit.