Postuar më: 25/06/2019

Zv.Ministrja Sorensen merr pjesë në Forumin e Kombeve të Bashkuara mbi Shërbimet Publike

Në datat 24-26 Qershor zhvillohet në Republikën e Azerbajxhanit Forumi i Kombeve të Bashkuara mbi Shërbimet Publike (UNPSF) me temë “Realizimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm përmes ofrimit të Shërbimeve Efektive, Transformimit Inovativ dhe Institucioneve të Përgjegjshme”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë përfaqësohet në këtë Forum nga Zv.Ministrja znj. Dajna Sorensen, e cila ishte pjesë e diskutimeve në panelin “Promovimi i shërbimeve publike me përgjegjësi gjinore për arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Në diskutimin e saj, znj. Sorensen u fokusua te Buxhetimi Gjinor, politikat sociale dhe ekonomike me fokus gjinor, dhe roli udhëheqës i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Forumi organizohet nga Agjencia Shtetërore për Shërbimet Publike dhe Inovacionin Social, nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, UN Women dhe UNDESA. Ai shërben si një platformë për politikëbërësit për të reflektuar se si të avancojnë progresin në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm (SDGs). Pjesëmarrësit kanë mundësinë të diskutojnë /debatojnë mbi çështjet dhe tendencat në zhvillim, të diskutojnë praktikat më të mira, strategjitë dhe qasjet inovative për ofrimin efektiv të shërbimeve dhe transformimin inovativ në kuadër të SDG-ve.