Tryezat e PPIE

Tryezat e diskutimit dhe këshillimit sipas kapitujve

Në bazë të urdhrit të Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019, Ministria e Financave në cilësinë e institucionit përgjegjës për përgatitjen e negociatave për kapitujt Kriteri ekonomik, 1, 2, 3, 6, 7, 16, 20, 28, 29, 30, 32, 33 shpalli njoftimin për ngritjen e tryezave të këshillimit për secilin kapitull në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian.

Tryezat e diskutimit dhe këshillimit kanë në përbërje përfaqësues të shoqërisë civile me një interes të veçantë ose me përvojë në çështjet që mbulohen nga kapitujt e mësipërm. Ato kryesohen nga drejtuesit e grupeve ndërinstitucionalë të punës dhe  koordinohen nga ministritë dhe institucionet kryesuese të kapitujve, sipas fushës së kompetencës.

Tryezat mblidhen sipas nevojes nga drejtuesit e grupeve ndërinstitucionale të punës, duke caktuar periodicitet nëse shihet e arsyeshme, por jo më pak se një herë në muaj, ose mblidhen me kërkesë nga të pakten një e treta e anetarëve.

Varësisht nga tematika e mbledhjeve, në takimet e tryezave të diskutimit dhe të keshillimit, ftohen te marrin pjese edhe negociatoret sipas kapitujve negociues dhe koordinatoret e Sekretariatit te Integrimit Evropian.

  1. ANËTARËSIA KAPITULLI 1
  2. ANËTARËSIA KAPITULLI 3
  3. ANËTARËSIA KAPITULLI 6
  4. ANËTARËSIA KAPITULLI 16
  5. ANËTARËSIA KAPITULLI 20
  6. ANËTARËSIA KAPITULLI 28
  7. ANËTARËSIA KAPITULLI 29
  8. ANËTARËSIA KAPITULLI 30
  9. ANËTARËSIA KAPITULLI 32
  10. TË REJA MBI TAKIMET E TRYEZAVE