Të gjitha kompanitë (të huaja ose jo), që janë të regjistruara në regjistrin tregtar dhe paguajnë TVSH, janë subjekt i tatimit mbi fitimin.
Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit vetëm për të ardhurat e gjeneruara në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Një person juridik konsiderohet rezident në Shqipëri, nëse:
Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe shtojcave të tij, të cilat duhet të jenë në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin”, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Financave për këtë qëllim.
Në mënyrë që të përcaktohet fitimi i tatueshëm në Republikën e Shqipërisë, konsiderohen si shpenzime të gjitha shpenzimet e kryera për të planifikuar, mbajtur dhe siguruar fitim, në rastin kur këto shpenzime janë të certifikuara dhe të dokumentuara nga tatimpaguesi, si dhe kur ato u nënshtrohen kufizimeve të specifikuara nga ky ligj.
Shpenzimet e njohura janë ato që kryhen për qëllime të biznesit, që synojnë sigurimin dhe ruajtjen e të ardhurave. Këtu hyjnë të gjitha shpenzimet, përjashtuar ato që kanë të bëjnë me formimin dhe rritjen e kapitalit. Kushtet për njohjen e shpenzimeve:
Dokumentet bazë që përdoren për të justifikuar shpenzimet për efekt tatimor janë: fatura tatimore me TVSH, fatura e thjeshtë tatimore dhe çdo dokument tjetër i përpiluar dhe lëshuar në përputhje me udhëzimet e ministrit të Financave, në zbatim të legjislacionit tatimor.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.