Taksa mbi tokën bujqësore

Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore në hektarë, në pronësi të tatimpaguesit. Pronësia e këtyre tokave bujqësore përcaktohet në dokumentet që e vërtetojnë atë. Niveli i taksave për çdo kategori minimale të bazës së taksës dhe kategoritë minimale të tokës bujqësore jepen si më poshtë.

 

KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI TOKËN BUJQËSORE

 Klasifikimi sipas rretheve

1

2

3

4

Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë

Shkodër, Elbasan, Berat, Korçë, Delvinë, Kurbin, Peqin, Kuçovë

Gjirokastër, Përmet, Pogradec, Librazhd, Dibër, Mat, Skrapar, Mallakastër, Devoll, Tepelenë

Bulqizë, Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Gramsh, Ersekë

Vlera e Taksës në lekë/hektar/vit

Klasifikimi sipas kategorisë së tokës

I

5 600

4200

2800

1400

II

4 900

3500

2100

1200

III

4 200

2800

1400

1100

IV

3 600

2300

1350

1000

V

3 000

1900

1250

900

VI

2 400

1600

1200

800

VII-X

1 800

1400

1100

700

 

Këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategoritë për çdo kategori minimale të tokës bujqësore.

Niveli i taksës përcaktohet në lekë për hektar.

Detyrimi tatimor llogaritet duke shumëzuar normën e taksës me bazën e tatueshme.