Taksa mbi efektin në infrastrukturë (dëmet) nga ndërtimet e reja;

Baza e taksës është vlera e një investimi të ri që kërkohet të kryhet. Klasifikimi si investim i ri dhe vlera përkatëse e tij përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi dhënien e lejes së ndërtimit. Vlera e taksës shprehet si përqindje ndaj vlerës së investimit, 1% deri në 3% e vlerës së këtij investimi për gjithë Bashkitë dhe Komunat, përjashtimit për Bashkinë e Tiranës, kjo taksë është 2% deri 4% e vlerës së investimit. Investitori është subjekt i këtij tatimi.

Përjashtimisht për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0,1 për qind e vlerës së investimit, por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar.