Ministria e Financave në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë është duke finalizuar Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike 2014 – 2020. Bashkëpunimi me shoqërinë civile mbetet një element tejet i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e reformave të ndërmarra nga Ministria e Financave.
Në këtë kuadër, zëvendësministri i Financave z.Erjon Luçi, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, të cilëve u ka prezantuar filozofinë e strategjisë dhe i ka njohur me etapat e ndjekura deri tani për hartimin e strategjisë së MFP 2014-2020.
Pjesëmarrësit vlerësuan iniciativën për përfshirjen e aktorëve civilë në hartimin e kësaj strategjie, tepër të rëndësishme për rritjen e transparencës në përdorimin e financave publike. Në përfundim, u konkludua se shoqëria civile do të jetë bashkëudhëtare në implementimin e reformave të parashikuara.
Ku konsiston strategjia e MFP 2014-2020.
Strategjia e re e Menaxhimit të Financave Publike, përshkruan iniciativat kyçe të reformës që do të zbatohet deri në vitin 2020. Qëllimi i strategjisë së MFP është sigurimi i një sistemi të financave publike që përcjell transparencë, përgjegjshmëri, disiplinë fiskale dhe eficencë në manaxhimin e burimeve publike, për përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik. Tre objektivat kryesore të kësaj strategjie janë:
Aktualisht ka filluar zbatimi i një sërë masash të rëndësishme të reformave në drejtim të forcimit të financave publike si pjesë e marrëveshjeve me FMN/BB, ku mund të përmendim efektet vjetore të kontrollit të angazhimeve dhe përmirësimin e menaxhimit të thesarit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.