Postuar më: 20/04/2016

Shqipëria e ka lënë pas krizën. Reformat, çelësi i konsolidimit të rritjes ekonomike

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një takim me Deputetë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave dhe përfaqësues të medias, për të diskutuar mbi zhvillimet dhe trendin kryesor të ekonomisë shqiptarë nga shtatori 2013.

Sikurse theksoi Ministri, ekonomia shqiptare e ka lënë pas krizën ekonomike dhe tashmë ka hyrë në rrugën e pakthyeshme të rritjes së qendrueshme dhe afatgjatë ndërsa reformat e ndërmarra në pothuaj cdo sektor të ekonomisë, kanë dhënë efektet e tyre.

“Projeksioni për vitin 2016 është 3.4% dhe shkak kryesor janë reformat. Reforma në pensione, makro-fiskale, në energji, në përmirësimin e sigurisë, reforma territoriale dhe së fundi, jam i bindur se me reformën në drejtësi, kalojmë në epokën tjetër. E kalojmë Shqipërinë realisht në epokën tjetër, në të gjitha dimensionet. Jo vetëm në dimensionin e drejtësisë, por definitivisht dhe në atë ekonomik” – tha z. Ahmetaj.

Ministri u ndal tek politikat fiskale dhe konsolidimi i financave publike, duke përmendur rritjen e të ardhurave, sidomos në tremujorin e parë 2016, ku për herë të parë në më shumë se pesë vite, të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë realizuar më shumë se plani; ulja e deficitit dhe targetimi për herë të parë i sufiticitit 0.3 në tremujorin e parë 2016; reduktimi i borxhit dhe përmirësimi i eficencës së tij, duke ulur ndjeshëm pagesën e interesave etj.

Ministri u ndal gjithashtu tek të dhënat që dëshmojnë për uljen e varfërisë ne vend sikurse tregohet dhe në raportin e fundit të Bankës Botërore, uljen e papunësisë tek të rinjtë dhe impaktin e politikave të qeverisë në klimën e biznesit dhe në favor të qytetarëve.

 

Fjala e plotë e Ministrit:

Përshëndetje të nderuar gazetarë dhe anëtarë të Komisionit të Ekonomisë,

Besoj se do ta kthejmë në traditë, që një herë në tre muaj, të bëjmë një takim publik me gazetarët, ku Ministri i Financave do të bëjë një prezantim të situatës ekonomike dhe sigurisht që do të marrë edhe pyetje nga gazetarët për situatën ekonomike apo çështje ekonomike.

Meqenëse është hera e parë për mua si Ministër i Financave, por edhe për shkak se është një moment shumë i duhur për të bërë një përmbledhje të të gjithë ngjarjeve dhe historisë së zhvillimeve ekonomike që nga shtatori i vitit 2013 deri më sot, edhe për arsyen shumë të madhe se përfundimisht Shqipëria e ka lënë mbrapa krizën dhe kërcënimet e saj ekonomike dhe për të konsoliduar trendin rritës ekonomik.

Por ka dhe një aspekt shumë të rëndësishëm të arsyes pse jemi bashkë sot. Shumë shpesh ekonomia reale është më e mirë sesa perceptimi dhe besoj që informacioni me njëri-tjetrin dhe transperenca e shifrave apo dhe interpretimi patjetër i shifrave, do të na ndihmojnë që të bëjmë, jo atë që është në favor të një qeverie, por të tatimpaguesve dhe konsumatorit. Kur trendet janë pozitive, të injektojmë pozitivitet në ekonomi, dhe kur trendet kanë pikëpytjet e tyre, sigurisht që media të alertojë publikun dhe vendimarrësit për risqet që janë në horizont. Pra është forma e një bashkëpunimi për të ndihmuar njëri- tjetrin në favor të qytetarëve shqiptarë për punët e ekonomisë.

Prezantimi përmbledh një sërë slide që besoj do t’i gjeni shumë interesante. Për kuriozitetin tua, kam përfshirë dhe dy rubrika, që nuk kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me zhvillimet ekonomike aktuale, një është raporti i DIHA për të ndarë me ju se çfarë do të thotë perceptim dhe çfarë ekonomi reale, dhe kam marrë 2 ose 3 elementë të asaj që ka shprehur opozita si këndvështrimi i tyre ekonomik dhe paketa e tyre ekonomike, për të ndarë me qytetarët shqiptarë apo me ju se çfarë do të thotë kur nxjerrim një shifër nga goja, apo përmendim një politikë, e cila devijon drejtimin ekonomik.

Rritja ekonomike e vitit 2015 rezultoi 2.62%. E gjetëm 1.1% dhe e dyfishuam që vitin e parë. Dua të ndaj me ju që ka qenë shumë e vështirë sepse edhe për faktin shumë serioz se në dy vite ne paguam rreth 700 mln dollar borxhe. Nuk duhet ta harrojmë këtë fakt, që morëm një faturë të fshehur dhe ishte fatura e drejtpërdrejtë që nuk ishte e shënuar në borxhin publik. Ne jo vetëm që e bëmë transperente, jo vetëm që e evidentuam, jo vetëm që e kontabilizuam në stokun e borxhit puiblik, por e paguam. Ia paguam sipërmarrjes, i paguam shërbimet dhe sot jemi krenarë që atë ngjarje shumë të rëndë ekonomike, gati kancer ekonomik, sot e kemi lënë pas dhe veç kësaj, ekonomia arriti të vetëkorrigjohet dhe arriti siç thotë edhe Banka e Shqipërisë, të kalojë nga ndërtimi si një gjenarotor i fikur i rritjes ekonomike tek industritë, dhe nga aktivitete me vlerë të shtuar të ulët, në aktivitete me vlerë të shtuar të lartë.

Projeksioni për vitin 2016 është 3.4% dhe shkak kryesor janë reformat. Reforma në pensione, makro-fiskale, në energji, në përmirësimin e sigurisë, terriroriale dhe së fundi jam i bindur se me reformën në drejtësi, kalojmë në epokën tjetër. E kalojmë Shqipërinë realisht në epokën tjetër, në të gjitha dimensionet. Jo vetëm në dimensionin e drejtësisë, por definitivisht dhe në atë ekonomik.

Në vitin 2015, rritja jonë ekonomike ishte 0.5% më e lartë se rritja mesatare e rajonit. Arsyet kryesore kanë qenë pagesat e detyrimeve të prapambetura, flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte, si dhe nga rritja e besimit të biznesit e të konsumatorëve.

Në vitin 2016, rritja do të vijë kryesisht nga investimet private vendase dhe të huaja, si dhe nga rritja e kërkesës së brendshme dhe ne shpresojmë që edhe nga përmirësimi i ambjentit të jashtëm.

Dua tju sjell një citim nga Banka Botërore. Arsyeja pse e kam sjellë është fare fare e thjeshtë. Shpesh pozita dhe opozita vendosen në debate politike, diku-diku emocionale dhe diku-diku aspak profesionale dhe disa gazetarë kapin headline, kapin fjalë dhe i bëjnë kryefjalë.

Gjykimin ekonomik e japin shifrat dhe arbitri janë institucionet ndërkombëtare apo është Banka e Shqipërisë. Citimi është i drejtpërdrejtë. Tregon se pse u rritëm 2.6% dhe besoj e lexoni që thotë investimet e huaja dhe vendase janë burimi kryesor i rritjes dhe këtë nuk e kam thënë unë, nuk e ka thënë qeveria, nuk e ka thënë Kryeministri i Shqipërisë, por e ka thënë Banka Botërore dhe një sugjerim, se askënd nuk mund të mësoj në punën e tij, sa herë që bëjmë debate ekonomike, përtej batutave , emocioneve apo dhe shifrave, do t’i kërkoja me shumë përulësi medias që të na vëjë përballë të gjithë pasqyrës së institucioneve ndërkombëtare, qoftë kur flasim për rënie, qoftë kur flasim për rritje. Arsyen e kam politike, se në finale unë jam anëtar i qeverisë dhe jam drejtpërdrejtë njeri politik. Nëse opozita thotë se ka recesion, a mund të ketë recesion me 2.62%? A ka recesion me 2.1%? A ka recesion me 3.4%? Sigurisht që unë jam i qartë, por këtë jua lë ju ta interpretoni në arenën politiko-ekonomike, ku dikush, apo opozita, del me qëndrime emocionale larg shifrave apo me fjalë jashtë kontekstit.

Kam sjellë dhe një citim tjetër të Bankës Botërore për të parë atë që ju debatoni me të drejtë., konsumin. Për të parë se Rajoni e ka vuajtur rënien e konsumit dhe Shqipëria nuk e ka vuajtur në atë nivel, përkundrazi, do të shihni se konsumi privat në krahasim me Rajonin ka rënë jashtëzakonisht shumë pak në vitin e kaluar dhe në tremujorin e tretë të vitit 2015 mori rritjen sipër. Konsumi publik ka rënë dhe ky është qëllimi ynë, që qeveria të mos ketë “pjesën e luanit” në konsum, sepse kemi masa kundër-ciklike. Për ta thënë më qartë: Ne jemi duke ulur borxhin nëpërmjet kontrollit të drejtëpërdrejtë të deficitit dhe mbledhjes së të ardhurave dhe jo duke u hapur me shpenzime qoftë të argumentuara, qoftë të paargumentura, sepse kemi mësuar se në këtë situatë borxhi të trashëguar, nëse do të bënim një aktivitet pro-ciklik do të bënim gafën më të madhe, atë që trashëguam nga e kaluara, duke shkatërruar financat publike.

Këtë do jua tregoj tek formati i hedhur nga opozita.

Ju tregoj një slide një prezantim që nuk e kemi thënë ne, por Banka Botërore, për të kuptuar se çfarë do të ndodhte me vendin pa reforma dhe çfarë po ndodh me vendin me reforma. Kur gjykojmë një qeveri në këndvështrimin tim personal, madje dhe emocional, nuk ka një qeveri jo vetëm në Shqipëri po kudo qoftë, që të jetë duartrokitur nga qytetarët e vet, sepse është ai “gap” (hendek) midis pritshmërisë dhe realizimit. Por ama, ju si gazetarë dhe qytetarët do të duhet ta dini që një qeveri merr sakrificë elektorale madje, nëse doni, për të bërë reforma të vështira në mënyrë që të bëjë atë që ka edhe si slogan të vetin, jo vetëm si Qeveri, por dhe si forcë politike, të punojë në funksion të gjeneratës tjetër. Do ishte fare thjesht, ndoshta-ndoshta përkohësisht komode, të mos bënim asnjë reformë dhe të bënim sikur kënaqnim këdoqoftë në Republikën e Shqipërisë. Por cila do të ishte rrjedhoja? Shkatërrimi i Shqipërisë. Një ’97 tjetër, sepse ishim jashtëzakonisht shumë afër një ’97 financiare në vitin 2013. Me datë nëse doni, nëse ne nuk do bënim asgjë, në 28 tetor të vitit 2013, arka e shtetit do të ishte bosh, zero. Ishte harxhuar deficiti vjetor i lejuar brenda 5 muajsh. Kjo është papërgjegjshmëri, unë madje do ta quaja edhe anti-kombëtare, por do të frenohem ta quaj sot ashtu.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur në mënyrë të konsiderueshme, shikoni se çfarë trajektore ka marrë mbledhja e të ardhurave dhe efektiviteti fiskal nëpërmjet mire-administrimit apo dhe korrigjimit të sistemit fiskal. Dua t’ju tregoj se ku jemi me të ardhurat në krahasim me PPB dhe këtë vit kemi një planifikim pak më të lartë mbi 26.2.

Lidhur me totalin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat janar-mars 2016, dua të ndaj me ju që beteja antiinformalitet ka kaluar në një faze të dytë, që konsiderohet fazë më e zgjuar dhe është duke sjellë dhe rezultatet që shpejt do t’i ndajmë me ju, që kanë të bëjnë me një mënyrë tjetër të veprimtarisë së tatimeve dhe doganave, në heshtje, por këmbëngulëse, që do të thotë që pa prishur, pa prekur klimën e biznesit, në mënyrë shumë të zgjuar, nëpërmjet një platforme shumë të zgjuar risku dhe operacioneve shumë të zgjuara nga zyra dhe jo në terren pa shqetësuar asnjë biznes, por duke monitoruar me kujdes, po njeh rezultate. Shumë shpejt, besoj në dy apo tre javët që vijnë, do të ndaj me ju të dhënat e para jo vetëm statistikore, por edhe këndin e ri të të parit të betejës antiiformalitet.

Në të njëjtin kohë, shikoni dhe totalin e shpenzimeve buxhetore. Ju thashë që një qeveri mund të jetë e papërgjegjshme dhe të shpërthejë me shpenzimet e veta. Shikoni çfarë kemi bërë në 2015. Kollaj është të shpenzosh, por nuk është kollaj të kesh disiplinë fiskale dhe disiplinë financiare, është një nga treguesit, dhe shikoni totalin e shpenzimeve buxhetore në tre vitet që kanë kaluar, pra jemi duke e bërë realitet atë që kemi thënë:

Një qeveri e përgjegjshme e cila nuk krijon borxh të ri, edhe nëpërmjet elementit shumë thelbësor, shumë të rëndësishëm, që është balanca primare pozitive. Për herë të parë në vitin 2016 do të kemi balancë primare pozitive +0.3, por më duhet t’ju them se nëse nuk do të kishim paguar detyrimet e prapambetura në 2015, sërish do të kishim dalë me një balancë primare pozitive. Për qytetarët, ju jeni gazetarë dhe e dini shumë mirë se çfarë jam duke thënë, po e shpjegoj që balanca primare pozitive tregon se një qeveri është tejet e përgjegjshme dhe me operacionet e saj korrente nuk krijon borxh të ri, por përkundrazi jo vetëm nuk krijon borxh të ri, por fillon krijon hapësirë për të shlyer borxhin, për të zbritur në trajektoren e borxhit.

Këtu keni të dhëna nga informaliteti për disa nga ata që janë tashmë fakt dhe janë statistikë dhe siç e theksova, pas 3 javësh do të kemi edhe të dhënat e reja.

Por dua t’ju tërheq me përulje vëmendjen tek disa fakte që janë domethënëse.

Nuk po merrem fare me rritjen e të ardhurave por me rritjen e punësimit, 173 mijë vende të reja pune, disa të formalizuara, disa të reja, gjatë periudhës 2-vjeçare në pushtet.

Jemi shumë afër mbajtjes së premtimit final për krijimin e 300 mijë vendeve pune, dhe këto janë vende pune vetëm në sektorin jo-bujqësor dhe jam i bindur se ky vit do të njohë sërish punësim të ri.

Tjetra. “Do ikin investimet e huaja” – ka thënë opozita. Kompani të reja, numri i kompanive të reja gati 43 mijë. Ka shumë kompani të huaja që janë hapur në Shqipëri në 3 vitet e fundit dhe është pjesë e informacionit që ju do merrni, çfarë tregon kjo? E mbani mend çfarë tha opozita se heqja e taksës 10% do largojë investimet e huaja?!

Eshtë gati 900 mln euro fatura e investimeve të huaja në Republikën e Shqipërisë së 2015. Rekord në 25 vite. Është gënjeshtër çfarë thotë opozita. Është pa privatizimin sepse me definicion të OECD, privatizimi nuk është investim i huaj, por është shitje e një aseti kombëtar, dhe nëse më sjell 2013 sikur është më shumë se 2015, hiqni 120 mln euro që janë shitur 4 hidrocentrale dhe nëse hiqni dhe shikoni shifrën, dhe nëse 2015 nuk është rekord, hajdeni më gjykoni. Është rekord dhe mos harroni se TAP nuk ka fillur akoma dhe mos harroni se SHELL nuk investoi dot në 2015 për arsye të brendshme, por janë ato që shpesh  nuk i referohemi, janë bizneset e mesme që përbëjnë një shtyllë të fortë kurrizore të ekonomisë që kanë mbushur llogarinë e investimeve të huaja.

Investimet kapitale 2013-2016. Në 2014 gati 1 miliard dollarë janë injektuar në ekonomi dhe sigurisht që kanë influencuar tek rritja ekonomike. Besoj se këtë temp do të mbajmë edhe këtë vit, sigurisht që këtu kemi detyrim të rritim efektivitetin e ekzekutimit të investime dhe është një sfidë për ministritë e linjës dhe Ministrinë e Financave, për Ministrinë e Financave mbi të gjitha monitorimi,  për ministritë e linjës është sfidë përshpejtimi i investimeve. Kjo është një nga sfidat e financave publike, rritjes ekonomike, por dhe e punës sonë të përditshme.

Ju sjell deficitin e përgjithshëm. Në 2013 ishte -5 % , në 2015 në -3.9% dhe është në rënie. Ju premtoj që në kuadrin ekonomik që jemi, jo vetëm që nuk do ta cënojmë objektivin por i kemi të gjitha gjasat për ta përmirësuar dhe ky është një premtim i një qeverie, jo premtim i një individi.

Tek borxhi publik është sfidë e madhe mbajta në objektiv dhe ky është një premtim tjetër që ky vit do njohë fillimin e trajektores ulëse. Ju referova balancës primare  pozitive por tani kemi një njësi menaxhimi të borxhit në Ministrinë e Financave, e cila është ndryshe nga sa ka qenë 5 vite më parë, e trajnuar, e gatshme që të menaxhojë borxhin dhe shifrat janë aty dhe do i ndaj me ju, shifra që kanë të bëjnë me strukturën e borxhit që është strukturë më e shëndetshme dhe me maturimin.

Ka shkuar matrumi 726 ditë nga 500 ditë dhe ka rënë interesi në buxhet 2.82%. Këtë vit kemi objektiv të shkojmë tek 70.9% e PPB, besoj se është një objektiv i arritshëm dhe të gjitha statistikat 3mujore tregojnë se me këtë rritje mesatare të ardhurash pothuajse nuk kemi asnjë risk për ta kapur objektivin e uljes së borxhit dhe jam i bindur që do të duhet shumë e më shumë punë për të ruajtur ritmin e të ardhurave, por unë jam i bindur se me atë këndvështrim që ne kemi ndaj mbledhje së të ardhurave, jam i bindur se të dy paralelet do të  funksionojnë, do të rriten të ardhurat dhe do të përmirësohet klima e biznesit.

Ju tregova dhe shërbimin e borxhit dhe do ju tregoj diçka nga eficenca e borxhit publik. Për çdo 100 lekë të marra borxh janë investuar 141 lekë në kohën e qeverisë së djathtë. Për çdo 100 lekë të marra borxh në qeverinë tonë janë investuar 194 lekë. Tani, kush menaxhon më mirë financat publike, kjo është një shifër e drejtpërdrejtë që flet vetë dhe sa herë që bëjmë debat sigurisht që kjo shifër mund të kalojë nëpër dhëmbë politikanësh, por media ka përgjegjësi kombëtare për të na nxjerrë të larat dhe të palarat në shesh çdo ditë përsa i përket financave publike.

Bëhet debat interesant për treguesit e ndjesisë ekonomike. Është shumë interesant për të parë trendin. Shikojeni treguesin e ndjesisë ekonomike në të gjithë 3- mujorët e parë në 5 vitet e fundit është njëlloj, dhe këtu ka gazetarë ekonomie shumë të mirë që kapin lajme midis tyre, pra edhe tek treguesi I ndjesisë ekonomike nuk jemi jashtë trendit dhe nuk është një tregues, në finale është një ndjesi, e cila sigurisht që ndihmon konsumatorin ose dëmton konsumatorin apo aktorët ekonomikë. Por shiheni 2009, 2011, 2013, për të parë dhe kuptuar se çfarë ndodh me ndjesinë ekonomike. Ka trendet e veta dhe ekonomia reale në rritje, ju do ta shikoni shifrën e rritjes së tremujorit, jam shumë i bindur sidomos me investimet e reja private, duke ju referuar edhe TAP, çfarë efekti do kenë në rritjen ekonomike apo rifutja e Shell në investime.

Shikoni edhe indeksin e besimit. Gjatë të gjithë periudhës, gjatë periudhave të njëjta, ka të njëjtin trend. Fakti është që sot kredia konsumatore është rritur 5.2%, në qoftë se kredia koorporative është me rritje fare, fare të vogël apo e sheshtë, kredia konsumatore ësstë 5.2% dhe shumica është në Lek dhe kjo tregon që konsumatori po shpenzon dhe ka besim tek Leku dhe ekonomia shqiptare. Pra jua solla indeksin e besimit që asnjëherë të mos emocionohemi nga fjalët që mund të them unë apo mund të thotë dikush i opozitës për një kontekst standard, kemi kontekst standard, një “dash board” ku mund të dallohemi se si ka ecur indeksi. Siç e shikoni nuk jemi jashtë trendit edhe nuk do të dua të jemi jashtë trendit të tre viteve të fundit që jemi duke rritur ekonominë.

Investimet e huaja direkte. Ka shumë legjenda në Republikën e Shqipërisë. Shikoni shifrën 884 milionë  euro, shikoni 2013 ku i kemi hequr 120 mln euro nga privatizimi. Po kë do të gënjejë opozita që thotë se në 2013 kemi arritur rekord? Kë do të gënjejë?! Definicioni i investimeve të huaja direkte nuk e përfshin privatizimin. Nuk e përfshin privatizimin! Është definicion teknik, shkencor, i aprovuar, i OECD-së, një organizatë shumë më e mençur se të gjithë ne. Ja ku e keni legjendën që na janë larguar investitorët e huaj. Po këtë kush e ka bërë? Dhe këtu në 2015, ende nuk ka filluar TAP. Në 2015 TAP ka shumë pak investime në infrastrukturë. Nga kanë ardhur?! Ajo pyetja naïve që mua më tingëllon qesharake: Na thuaj emra investitorësh?? 1000 emra kam. Po pse, do i injoroni ata me 5 milionë? Do i injoroni ata të vegjlit me 10 milionë? Doni një investim 300 milion? Shpejt do ta shihni. Po këto në ekonominë e vendit injektohen të gjitha dhe janë shifra jo nga unë. Këto janë shifra nga Banka e Shqipërisë, e cila jep platformën më të pavarur statistikore.

Doni ç’bërjen e një legjende tjetër? Që ne jemi të fundit në Rajon etj etj.  Shikojeni Shqipërinë se ku është. 8.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shikoni të tjerët. Vetëm Malin e Zi kemi përpara. Po ndërtojeni këtë legjendë pozitive urbane me fakte. Lexoj ndonjëherë tek portalet që investitorët po ikin nga Shqipëria, po shkojnë në Maqedoni. S’ka ikur asnjë kompani. Një kompani ka ikur, është një kompani nafte amerikane dhe arsyeja pse ka ikur është çmimi i ulët dhe marrëveshja e keqe që ka bërë me një kompani të keqe, e cila kishte mashtruar dhe përfundoi si investim.

Ju duhet të ndihmoni që të vijnë sepse sa herë që hidhni baltë, nuk hidhni dot mbi një Qeveri se një qeveria ka kohën e vet dhe një qeveri me punën e vet zgjat kohën e vet, por dëmtoni Shqipërinë.  Ju lutem, këtë legjendën urbane me përulësi do ju lutesha ta ç’bënit si media, që ne paskemi ngelur pas.

TAP është një nga investimet shumë të rëndësishme. Përsa i përket Shqipërisë, mund të ishte negociuar më mirë, por kjo është e pavlerë tani, ne do mundohemi të përmirësojmë qëllimin dhe atë që do të përfitojë Shqipëria nga TAP. Kam sjellë raportin e Universitetit të Oxfordit për të ndarë me ju çfarë përfaqëson TAP. Ka rritur konsumin energjitik në Shqipëri të hidrokarbureve dhe po hedh gjatë harkut të këtij viti rreth 120 milionë dollarë investime dhe sapo ka filluar importi i parë i tubacioneve. Jam kurioz se çfarë do thuhet kur të shikoni se importi po kap shifra marramendëse. Jam shumë kurioz, sepse deri tani eshte thënë se ka rënë importi, ndërkohë që asnjëri nuk e ka bërë sepse ka refuzuar besoj unë ose s’ka dashur ta bëjë analizën e importit, dhe të rënies së vlerës të hidrokarbureve, që kanë rënë nga 140 në 44.

Shikoni që është rritur 13.3% dhe rritje e konsiderueshme të ardhurash dhe mos harroni se kur na kritikoni pse bëjmë marketing për Shqipërinë nëpër botë që nga IDB e Berlinit, Vjena , Milano, Dubai apo tek “The economist” nuk e bëjmë për veten tone, se për veten tonë do na gjykojnë shqiptarët, por e bëjmë që ta përmirësojmë imazhin e vendit në favor të investimeve të huaja dhe të turizmit.

Ju kam sjellë një slide, provokues në fakt per importet. Hiqni karburantet dhe shikoni se si janë, ato janë importet e konsumit që i referoheni ju në rënie. Ka rritje, do të na duhet ta analizojmë për të kuptuar se çfarë tendence ka ekonomia. Çfarë tendence është kjo? Është tendencë negative apo është tendencë pozitive? Dhe po ta perputhim me uljen e çmimit të naftës, mbi 100 milion dollar kanë shkuar tek konsumatori shqiptar për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe kjo është pozitive, sepse gjeneron në një farë distance kohore rritje ekonomike. Të nëjtën gjë ju sjell dhe për importin e makinerive dhe pajisjeve që është fakt domethënës i rritjes ekonomike. Shqiptarët janë duke importuar makineri dhe pajisjeve që futen në prodhim në harkun e 6-9 muajve. Po largohen investitorët thotë opozita, po këta çfarë janë, se këto nuk I bleva unë?! Eshte 13.6% rritja. Këtë e thotë dhe Banka Botërore.

Shikoni eksportet pa karburantet dhe energjinë, 5.1% janë eksportet definitive. Është pulsi shqiptar atje. Hiqni energjinë, analizoni eksportet, dilni në konkluzion, dëgjoni opozitën kur thotë kanë rënë eksportet dhe se jemi në recesion. Të paktën ndonjë nga ju mund tua japë atyre shifrat dhe t’u tregojë që janë larg nga çdo praktikë dhe çdo teori.

Eksportet tekstile dhe këpucë. Ka filluar cikli i plotë dhe është një industri shumë e rëndësishme për Shqipërinë, qoftë për punësimin, qoftë për bilancin e pagesave, qoftë për cash-in. Sigurisht që këtu ka shumë punë për të bërë nga ne dhe nga industria, për të kaluar në cikël të plotë.

Eksportet ushqimore, produktet e përpunuara kanë filluar të rriten. Kemi filluar të marrim namin e mirë të ushqimit Bio, shifrat e tregojnë. Do të duhet ta promovojmë si media në vend dhe për konsum të brendshëm.

Numri i punonjësve me pagë bruto mbi 30 mijë lekë. Janë varfëruar shqiptarët thotë opozita-shikoni shifrën. Është shenjë varfërie kjo, apo është shenjë tendence pozitive në të ardhura, nuk po them tendencë pasurimi se do ishte e ekzagjeruar!  Është rritur numri i atyre që marrin mbi 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo është shumë pozitive.

Shikoni tregtinë me pakicë që është rritur me 6.8%. Kuptohet që konsumi ka lëvizjet, oshilacionet e veta dhe qëllimi jonë është që ta ndihmojmë konsumin të rritet, sepse është në themel të rritjes së xhiros dhe në themel të rritjes ekonomike dhe nëse ne si klasë politike dhe ju si media e marrim jashtë kontekstit pritshmërinë ekonomike dhe lidhjet e kosnumatorit, sigurisht që një konsumator po nuk shpenzoi, do të rrisi depozitën. Ju mendoni se është e mirë kjo? Rritja e depozitës është e mirë deri në një moment, kur kalon përtej dhe dëmton konsumin, sigurisht që dëmton ekonominë. Pra kemi detyra pak më patriotike sesa të godasim një minister apo një qeveri.

Konsumi final i populates, është rritur. Ritje modeste është, por duhet të punojmë shumë ta rrisim konsumin dhe duhet t’u heqim frikën për të ardhmen konsumatorëve . Si? Duke votuar reformën në Drejtësi do ishte e para, për t’u treguar shqiptarëve që ne po votojmë reformën në drejtësi sepse ky vend meriton të jetë vend normal dhe të kalojë në epokën tjetër të pakthyeshme të civilizimit dhe të demokracisë. Menjëherë ju garantoj unë se duke votuar reformën në drejtësi, do qetësojmë konsumatorët dhe aktorët ekonomikë që ky është një vend normal.

Kredia- Në fund të vitit kemi rritjen e kredisë për individë, e pamjaftueshme, por ka filluar të japë shenja shumë interesante, madje të dhënat e tre muajve të parë të vitit 2016 janë shumë pozitive. Gjithsesi do kemi kohë që t’i ndajmë me njëri-tjetrin, të debatojmë për to. Ndërsa kredia për korporatat siç ju thashë, në rastin më të mirë ka qëndruar flat ose është rritur pak, që do të thotë se këtu kemi një problem serioz për të kaluar, që ka të bëjë së pari me atë injektim që ne i bëjmë ekonomisë, sepse ekonomia është perceptim dhe mbi të gjitha është reforma, por është dhe perceptim dhe nëse korporatat, sipërmarrja ka perceptim jo të mirë për ekonominë, sigurisht që do mbajë depozita dhe nuk do marrë kredi. Mos harroni se jemi rritur 2.62% pa rritje kredie. Imagjinoni atë rritje që kemi pasur dikur me 7 miliard dollar kredi. Tani kredia është ajo që është, që ju shikoni. Kjo është një sfidë tjetër dhe ne prandaj jemi duke u marrë me kreditë e këqija. Kreditë e këqija krijojnë probleme sidomos me ekzekutimin e kolateralit, që është problem më vete.

Ju sjell totalin e të punësuarëve. Ka rënë punësimi-thotë opozita. 521 është më i madh se 643?! Nëse kjo është e vërtetë atëherë po, punësimi ka rënë. Po kjo nuk është e vërtetë. Shifrat janë shifrat, të verifikueshme në bodero në tatime.

Kalojmë tek të papunët e dekurajuar. Është shumë interesante, besimi tek sistemi. Çfarë janë këtë të papunët e dekurajuar? Janë ata që janë të papunë dhe nuk shkelin fare në zyrat e punës, sepse thonë se ky shtet nuk merret me ne, nuk kemi asnjë shpresë. Këta nuk e kanë mendjen tek papunësia, këta nuk e ndihmojnë ekonominë. Nga 141 mijë ka shkuar 87 mijë. Ka ndonjë domethënie kjo? Është rritur shpresa, është rritur besimi tek sistemi dhe disa nga këta edhe janë punësuar. Mund të jenë tek 173 mijë të punësuarit. Janë shifra, për mirë ose për keq.

Ju kam sjellë edhe një “plagë” të shoqërive të Ballkanit për ta parë. Është papunësia tek të rinjtë. Po të shikoni, Ballkani e ka plagë të thellë, edhe Shqipëria e ka plagë, por kur flasim për Shqipërinë me papunësinë më të madhe në Rajon ju lutem t’i referoheni statistikave.Eështë më e ulëta në Rajon, është plagë sërish, por është më e ulëta në Rajon dhe ne ekonominë tonë e zhvillojmë në një kontekst nacional, në një kontekst rajonal, në një kontekst global. Mos prisni ju që në një ekonomi globale që kalon në krizë Shqipëria të rritet papritur me 5% dhe në një ekonomi rajonale që ka shumë probleme strukturore dhe financiare, ne të jemi ylli që shkëlqen. Ekonomitë zhvillohen në kontekst, dhe si ekonomi të hapura influencojnë njëra-tjetrën. Kjo statistikë është shumë e rëndësishme për të kuptuar edhe se ku jemi. Ndonjëherë I hedhim vetes të këqija më shumë se çkemi. 32.2% është plagë sociale, por është më e ulëta në Rajon dhe e kemi sfidë për ta ulur akoma, është një nga sfidat më të mëdha që ne kemi si klasë politike.

Për këtë po ju sjell një citim nga Banka Botërore, nuk është e Kryeministrit të Shqipërisë, as e imja , por e Bankës Botërore. Kur na dëgjoni ndonjëherë në Parlament që bëjmë debat dhe kur ja fusim kot, ka një program në CNN  që quhet True and Lie. Ju lutem kapeni ndonjë nga ju këtë emision dhe na kapni kur del dikush që thotë është rritur varfëria, merrni këto shifrat dhe kapeni gënjeshtar. Kur dal unë dhe them që jo, varfëria nuk është rritur, është ulur modestisht, kapeni dhe kapini të vërtetën dhe ja ku është nga Banka Botërore, institucioni që na skanon të gjithë ekonomitë e Rajonit dhe thotë specifikisht  është ulur në këto vende me 2%. 140 mijë vetë kanë dal nga varfëria, kjo është pozitive, është  pak, por është trend . Imagjinoni sikur të thoshte është rritur varfëria me 2%?  Ndërkohë që është ulur varfëria me 2% dhe sfidën që keni me ne është që të na mbani në presion për të ulur varfërinë.

Ju kam sjellë një statistikë nga Banka e Shqipërisë – I referohem indeksit të fondit të pagave dhe të ardhurës së disponueshme. Rritje me 6.7%. Çfarë është e ardhura e disponueshme? Është paraja që u mbeten shqiptarëve në fund të muaji . Është rritur. Ku ka shkuar? Shumica ka shkuar tek depozitat. Unë do të preferoja që konsumatorët të ishin shumë të qetë me të ardhmen e vendit dhe të ekonomisë dhe t’i çonin në konsum. Kjo do ishte shumë mirë për të gjithë. Për konsumatorët, për aktorët ekonomikë, për Qeverinë nëse doni, për vendin në tërësi.

Ju sjell një citim të FMN. Jua kam sjellë për t’ju thënë se këto janë certifikime të ekonomisë shqiptare që është me rritje. Ka dalë nga kriza. Ka risqe shumë, por ka dal nga kriza. I ka lënë mbrapa krizat. Risqet janë atje dhe risqet zvogëlohen dhe zhduken vetëm me reforma dhe me disiplinë financiare dhe fiskale. Nuk ka rrugë tjetër. Rrugë tjetër që të vijë rritja nga Perëndia, nuk vjen. Do të vijë nga reformat siç ka ardhur dhe do vijë nga disiplinë financiare dhe fiskale dhe citimi, siç ka ardhur, nga ministri i Ekonomisë dhe Financave të Italisë. Nuk është as Kryeministri i Shqipërisë, as Ministri i Financave të Shqipërisë që mund të keqkuptohen, dhe ka raportuar në Bordin e FMN dhe thotë që aktiviteti ekonomik, ekonomia, ka rritje që ka të të bëjë drejtpërsëdrejti me aktivitetin e investimeve dhe me përmirësimin e balancës tregtare apo të indikatorëve financiarë dhe ka arritur në 2.6%. 2.6% nuk është mjaftueshëm por është shumë më e mirë se 1% . Sigurisht që ne tendencën dhe objektivin e kemi që të kalojmë mbi 4%.

Ju kam sjellë nga S&P përmirësimin e Indeksit. Erdhi nga Zoti apo nga skanimi i ekonomisë shqiptare? Erdhi nga skanimi i ekonomisë shqiptare. Pra S&P na përmirësuan, sepse ne kemi përmirësuar disiplinën financiare dhe fiskale dhe reformat strukturore kanë bërë të mundur që ekonomia të rritet dhe jemi B+ e merituar. Mos e neglizhoni këtë fakt, sepse nuk na neglizhoni ne, është ekonomia e vendit që ka pikë. Nuk merr as Kryeministri, as Ministri i Financave, as i Ekonomisë, as i Energjisë, janë pikë për Shqipërinë, nuk janë pikë thjesht për Qeverinë.

Përfitimet e qytetarit dhe biznesit me politikat fiskale. Me taksën progressive mbi të ardhurat personale qytetarët kursejnë mbi 8 miliardë lekë. Ka më shumë në 2015, por janë kursyer për të sjellë atë shifër që na ka dalë në 2015. 8 miliardë në vit i kemi kthyer mbrapsht me taksën progresive qytetarëve shqiptarë. Taksa zero për biznesin e vogël, 85 mijë familje kanë përfituar. Vetëm me dy politika, që të mos i numëroj të gjitha, kemi prekur 70% të familjeve të këtij vendi pozitivisht. Kujt s’i pëlqen, s’do Shqipërinë. Kush thotë të kundërtën, ka interesa personale për të përfituar nga zija imagjinare.

Reforma në energji, një reformë shembull.

Përfitimet nga kompensimi i çmimit të energjisë elektrike, mijë kryefamiljarë, 88 mijë familje, 80 mijë të verbër, 204 mijë familje kanë përfituar dhe është ulur çmimi mesatar nga 9.7 në 9.5 lekë.

Ju kam sjellë një shembull të tatimit progresiv ose 10% për të parë se çfarë i ka bërë taksa famëkeqe e sheshtë qytetarit të mesëm. E ka shkatërruar. I ka marrë paratë nga xhepi, të cilat ne ia kthyem mbrapsht në xhep, në konsumin familjar.

Ju kam sjellë një shembull se çfarë ka thënë opozita, do t’jua bëjë tatimin 9%. Shikoni se çfarë ju bën punonjësve dhe këtu ju drejtohem të gjithë punonjësve të Shqipërisë, 97% e 630 mijë të të punësuarëve. Po jua them fare qartë. Nëse nesër do të bëheshin zgjedhje dhe ju do votonit për opozitën e sotme vetëm me këtë politikë fiskale, do t’ju grabiste nga xhepi 80 milionë dollarë vetëm me një të rënë të lapsit.

Pra të dashur qytetarë, me një lëvizje fiskale, opozita do t’ju marrë mbrapsht nga xhepat atë që Aleanca për Ardhmërinë Europiane jua dha mbrapsht me një politikë fiskale. Kjo është shkatërruese për ju. Pra, kur del e thotë taksa e sheshtë 9%, mos harroni se e ka me xhepat e qytetarit të mesëm. Mos harroni se ju ka futur duart në xhep për t’ju marrë kursimet, për t’ju marrë paratë e bukës, për t’ju marrë paratë e edukimit dhe e bën me qëllim sepse kanë objektiv tjetër si forcë politike. Ne kemi si objektiv të mbështesim gjithë shqiptarët dhe klasën e mesme dhe klasën e vogël e kemi në fokus, ata nuk e kanë këtë prandaj kanë këto politika fiskale.

Kam sjellë propozimet e opozitës një nga një, sepse realisht kur opozita del me një paketë ekonomike, unë do e quaj pseudo-ekonomike, meriton të ketë vëmendjen e vet. E dini çfarë ndodh me këtë paketë? Për një vit shkon borxhi 80% e PPB. Shkatërrim ekonomik nga e para. Dmth kush voton këtë logjikë, automatikisht voton për shkatërrimin e vendit. Për kthimin e vendit në humnerën ku e lanë para tre vitesh. Me dy lëvizje.

Dua t’ju jap disa elemente të paketës së opozitës, për të parë se çfarë i shkaktojnë ekonomisë dhe shikoni se çfarë i ndodh borxhit. Shikoni çfarë shkatërrimi i shkakton Shqipërisë dhe pse nuk del nga goja e profesionistëve të shquar të opozitës. Po sepse e dinë shumë mirë se është shkatërrim. Kjo do të thotë të shkatërrosh vendin nga e para dhe t’ju marrësh të gjithë klasës së mesme, atë që ne me një lëvizje fiskale ja kthyem në tryezat dhe në shtëpi. Me një të rënë të lapsit duan t’i marrin shqiptarëve 100 milione dollar, përveç që do e katandisin vendin në këtë derexhe,sigurisht që është krahasimi me objektivin që kemi ne.

U fol shumë për DIHA. Dua të shikoni se çfarë ka ndodhur me të. Në vitin 2013, 56% e të anketuarëve mendonte se ekonomia po përkeqësohet, në vitin 2014, 42% mendonin se ekonomia po përkeqësohet,në vitin 2015, 20% mendonin se ekonomia po përkeqësohet. Që do të thotë se 80% e të anketuarëve mendojnë se situata ekonomike është në përmirësim ose e pandryshuar. Atëherë, përse duhet keqinterpretuar një anketim kaq pozitiv? Kishte një element shumë interesant që Shqipëria është e parafundit në Rajon. Edhe në 2011, e fundit ka qenë në Rajon. Shikoni interpretimin. Por nëse aty janë 20 vende të BE, 20 vende nga të cilat 16 apo 17 të BE, një gjerman në Gjermani sigurisht që dhe për shkak të marketingut që bëjmë ne dhe të përmirësimit të klimës së biznesit, ka nevojë të përmirësohet çdo ditë, sigurisht që do shkojë në Poloni, jo në Shqipëri. Sfida është si t’i tërheqim, jo si t’i largojmë se për t’i larguar mjaft kemi bërë 25 vite. Pse janë kështu? Sepse ka reflektuar drejtpërsëdrejti ajo që ne bëjmë. E dini çfarë ka thënë, që nuk ka të bëjë me qeverinë. Një nga elementët positive, është shumë e kollajtë të takosh ministra për punë. Ka ndryshuar kjo. Ministrat nuk janë më grandioz siç kanë qenë para 5 viteve dhe janë qytetarë të zakonshëm, të zënë me punë, por që kanë kohë të takojnë sipërmarrjen.

Kemi një sfidë me administratat. Patjetër, që kemi një sfidë me administratat. Kush e tha që jo? Sfidë më vete është. Do të duhet që ta çajmë të gjithë bashkë. Do të duhet ta përmirësojëm administratën të gjithë bashkë dhe nuk bëhet për një ditë. Mund të ketë qenë prezantim pak i gjatë, por doja të ishte shterues, për të rrëzuar legjendat urbane duke u fokusuar tek tempi i rritjes ekonomike, tek reformat, tek sfidat, tek qytetari i zakonshëm, tek tatimpaguesi i zakonshëm, tek politikat pozitive që kanë influencuar pozitivisht mbi 70% e familjeve shqiptare.

Faleminderit.

Të rejat e fundit