Postuar më: 05/05/2016

Rehabilitimi i rrugës së lumit të Vlorës, 60 fshatra futen në hartën e zhvillimit ekonomik!

Të nderuar deputetë,

I nderuar Kryetar i seancës,

Besoj që projekti për të rehabilituar rrugën e lumit të Vlorës, është jo vetëm një nga faktet më të rëndësishme se cfarë bën kjo mazhornacë dhe kjo qeveri, për investimet dhe zhvillimin ekonomik, por është dhe një rrugë simbol për të treguar sesa efektive janë planet dhe projektet e investimeve në favor të zhvillimit ekonomik.

Është një zonë e lënë pas dore në më shumë se 25 vite; është një rrugë  e lënë pas dore në më shumë se 25 vite dhe janë 60 fshatra të cilat janë fshirë nga harta e zhvillimit ekonomik për shkak të mos vëmendjes së vazhdueshme të të gjithë qeverive deri më sot.

Sot, ajo rrugë fut brenda zhvillimit ekonomik fshatra të qarkut të Vlorës dhe mos harroni që në bazë të të dhënave demografike atë zonë, mosha mesatare e popullsisë është shumë e re dhe imagjinoni se cfarë fatkeqësie ka pasur gjatë gjithë kohës kjo zonë e lënë pas dore dhe cfare kthese merr zona me këtë rrugë.

Megjithë rezervat, rruga shkon 94 milionë dollarë, kushtet janë nga më të mirat e mundshme të një kredie dhe agjensia zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një agjensi e certifikuar.

Thënë kjo, marr shkas nga diskutimet e mëparshme për situatën ekonomike dhe e kuptoj por nuk e mirëkuptoj tendëncën e vazhdueshme për ta nxirë realitetin. E vërteta që nuk e lëviz dot askush është që në vitin 2013 ne e morëm Shqipërinë vërtet të shkatërruar por unë po i referohem vetëm rritjes ekonomike, 0-1% vërtitej dhe kushdo e di mirë që që ai prag është pragu i shkatërrimti dhe sot është 2.62%, 2.62% që nuk e fshini dot, cfarëdo që të bëni, megjithëse shkaktarët e asaj që gjetëm, jeni ju.

I referoheni të gjitha raporteve dhe kam një shans shumë të mirë për t’ju nxjerrë gënjeshtarë. Raporti i Bankës Botërore, u citua jashtë kontekstit sepse rënia e varfërisë është sot 2% dhe në vitin 2012 ka arritur kulmin me 47%, do duhet ta themi. Sot është 45%, është më pak sec ishte në vitin 2012 kur varëfria shënoi kulmin.

Kanë dalë faktet e papunësisë. Në vitin 2015 papunësia ra. Bashkë do duhet të bëjmë debatin se sa shumë ra papunësia, do të duhët të binte 3% apo 5%, patjetër është debat që ha argumenta. U ul papunësia e të rinjve. Patjetër që është akoma e lartë, është 32%. Është më e ulëta në rajon, por nuk mburret kush me këtë shifër.

Iu referuat deklaratës së Guvernatorit. Deklarata e Guvernatorit thotë “pavarësisht zhvillimeve globale Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet në një trajektore positive zhvillimi”. Cfarë ju dhemb tek kjo se nuk e kuptoj?! Ju dhemb zhvillimi ekonomik i Shqipërisë?

“…Në një horizont afatmesëm ne presim një rritje ekonomike në përmirësim dhe një rikthim gradual të inflacioni në objektiv” – thuhet në deklaratën e Bankës. 0.7 ka qenë inflacioni, u gëzuat se do kishte deflacion. Dhe mëgjthëse shkaku i deflacionit nuk ishte oferta e brendshme po ishte kryesisht goditja e cmimeve ndërkombëtare sidomos të naftës, si mund të gëzohet një opozitë  etërë me një virtualitet negative në ekonomi?! Po 173 mijë të punësuar në sektorin jo-bujqësor cfarë janë?! Po rritja e eskporteve definitive, cfarë është? Cfarë të keqe ju sjell ju përmirësimi i jetës së shqiptarëve që vini këtu dhe vetëm nxini. Cfarë të keqe ju sjell ju ulja e borxhit? E morëm 69.5% dhe do ta theksoj 100 herë, në 23 tetor të vitit 2013 do kishte zero lekë në buxhetin e shtetit. Ne nuk mund të rrinim duarkryq, nuk ka zi prap, të paktën derisa në në krye te vendit të jetë një qeveri dhe një mazhorncë e përgjegjshme.

Flisni për borxhin dhe në fakt debati do të duhet atje të jetë. Pse nuk e përmendni që është hera e parë në vite e vite që balanca primare është planifikuar pozitive dhe po ecën jashtëzakonisht shumë mirë. Pse nuk dilni të thoni, sic keni thënë pa të drejtë, ku janë 400 milionë, ku janë 100 milionë, pse nuk thoni që janë 26 milionë dollarë më shumë se plani? Që tatimet dhe doganat janë duke ecur sipas planit, megjithë vështirësitë që sipas jush ka ekonoma?!

E gjithë strategjia juaj është tek zia. Ju doni të vini në pushtet në zi dhe pastaj të filloni të bëni të njëtëjn gjë që keni bërë. Nuk mund të rri sigurisht pa përmendur disa elementë të paketës që keni filluat të shpërndani lart e poshtë. Po ju marr vetëm tre elementë socialë, pa hyrë në detaje.

Thatë që do kthni taksën e shshtë, do ta bëni 9%. Po nuk do pushoj kurrë së thëni që taksa e sheshtë të nderuar qytetarë ju grabit sërish nga tryezat dhe nga xhepat tuaj 100 milionë dollarë. Kjo është opozita që kërkon të vijë në pushtet me grabitjen e xhepave tuaj.

Thatë do ribëjmë reformën e pesnioneve. Kjo do të thotë që të gjithë atyrë që sot përfitojën pension social, gati 80 mijë veta, ia grabisin paratë mbrapsht po të vijnë në pushtet. Dhe përtej kësaj, me të gjithë premtimet, e cojnë borxhin për një ditë në 80% të PBB.

Ky korridori këtu që na ndan, nuk është cështje logjistike; kjo është rrugë psikologjike dhe botësh, një botë që do të vijë të qeverisë në zi dhe një botë që ka bërë reformat ë cilat sot fatmirësiht janë duke dhënë të gjitha frytet e tyre dhe do të doja ta citoja, Fondin Monetar Ndërkombëtar kur thotë që “megjithëse ekonomia shqiptare e ka erën në drejtimin e kundërt, është rritur 2.62% dhe parashikohet të rritet 3.4%”.

Faleminderit.

Të rejat e fundit