Postuar më: 06/05/2016

Raporti i FMN për Çështjet Ekonomike Rajonale, ekonomia shqiptare konsolidon trendin e qendrueshëm të rritjes

Edhe njëherë Fondi Monetar Ndërkombëtar, konfirmon se ekonomia shqiptare ka konsoliduar tashmë trendin e qendrueshëm të rritjes. Raporti mbi Çështjet Ekonomike Rajonale, publikuar sot nga FMN thekson disa elementë tejet pozitivë për ekonominë shqiptare.

Së pari, në Shqipëri raporti i pagës minimale ndaj pagës mesatare për vitin 2015 është mbi 45%, ose mbi nivelin mesatar në Europën Perëndimore dhe vendi ynë renditet i dyti pas Sllovenisë, për të gjitha vendet e CESEE (IMF, May 2016, Regional Economic Issues, pp.16).

Së dyti, risku i stabilitetit politik  në Mars 2016 është reduktuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke kaluar nga intervali [50-60] në [40-50] (IMF, May 2016, Regional Economic Issues, pp.17).

Së treti, Shqipëria është përjashtuar nga grupi i vendeve që ekspozojnë hapësira për rritjen e borxhit të jashtëm sikurse ka ndodhur me vendet e tjera pwr shkak të rënies në konsum dhe investime tw tyre (IMF, May 2016, Regional Economic Issues, pp.32).

Këto nuk janë thjesht vlerësime për ekonominë shqiptare, janë rezultate të drejtpërdrejta të punës së maturuar dhe reformave të thella të qeverisë në cdo sektor.

Debati mbi rritjen ekonomike do të duhet të bazohet në shifra dhe fakte konkrete dhe jo në interpretime të qëllimshme dhe jashtë konteksiti të raporteve.

Ekonomia shqiptare në vitin 2015 u rrit me 2.62% ose më shumë sesa mesatarja e rajonit. FMN, Banka Botërore dhe të tjerë institucione ndërkombëtare kanë certifikuar performancën e ekonomisë shqiptare gjatë dy viteve të fundit. Në raport me vitin 2013, ku rritja ishte vetëm 1.1%, vitet 2014 dhe 2015 shënuan ndryshimet më të mëdha të rritjes në rajon. Së dyti, ekonomia shqiptare është ekonomia me trendin më të qëndrueshëm të zhvillimit në rajon, përkundër luhatjeve të theksuara të vendeve tona fqinje, sikurse tregojnë grafikët e mëposhtëm për secilin vend. Falë këtij stabiliteti dhe reformave të guximshme të kësaj qeverie, projeksionet e FMN për rritjen ekonomike, tregojnë se në vitin 2017, ekonomia jonë do të renditet në vendin e dytë në rajon.

Krahasimi i trendit të rritjes me performancën reale, tregon se ekonomia shqiptare ështe ekonomia me e qëndrueshme në rajon.

Të rejat e fundit