PAKETAT FINANCIARE ANTI – COVID
Qeveria Shqiptare ka vendosur në dispozicion përmes Akteve Normative dhe Vendimeve të Këshillit të Ministrave:
• Dy Paketa Financiare si mbështetjen sociale për qytetarët dhe bizneset;
• Buxhet shtesë për sektorin e shëndetësisë;
• Buxhet shtesë për sektorin e mbrojtjes për punën e tyre humanitare;
• Shtesë në Fondin Rezervë për shpenzime të tjera të nevojshme dhe të paparashikuara.
PAKETA 1 – Mbështetje për Biznesin e Vogël dhe Qytetarët
Masa 1 – ndihmë financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 000 000 lekë, për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik për shkak të gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID19, duke përfshirë:
• personat fizikë të vetëpunësuar;
• punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
• të punësuarit në personat fizikë tregtarë;
• të punësuarit në personat juridikë.
Masa 2 – Dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike.
Masa 3 – Dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia.
PAKETA 2 – Mbështetje për Sipërmarrjen dhe Punëmarrësit
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni
Masa 1 – Subvencionim për punonjësit e larguar + aktualë në bizneset me të ardhura 14+ milionë lekë të mbyllur nga urdhërat e MSHMS-së
Masa 2 – Mbështetje për të larguarit nga puna në priudhën 1 Mars – 17 Maj (për të gjitha subjektet e hapura apo të mbyllura nga urdhërat e MSHMS-së).
Masa 3 – Subvencionim për të gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë (përjashtuar 8,000 persona në profesionet e lira, tregtia, farmacitë, përfituesit e pagës së luftës së Paketës 1, etj.)
Masa 4 – Subvencionimi i pagës së luftës për punonjësit e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit.
Masa 5 – Mbështetje për punonjësit e Rafinerisë së Ballshit (Punonjës me pagë nën 100 mijë lekë/muaj)
Masa 6 – Ndihmë financiare për aplikuesit e ndihmës ekonomike, të cilët rezultojnë aplikues dhe nuk janë përzgjedhur nga sistemi i pikëzimit të ndihmës ekonomike
Instrumenti i Garancisë Sovrane
Qeveria Shqiptare vjen në mbështetje të sektorit privat edhe përmes instrumentit të Garancisë Sovrane në përballimin e situatës.
Këshilli i Ministarev ka miratuar dy intrumente të Garancisë Sovrane për një shumë totale prej 26 Miliardë lekësh.
Garancia Sovrane I në masën 11 Miliardë Lekë:
• Aplikohet nga Bizneset në cdo Bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë
• Garantohet 100% nga Shteti Shqiptar
• Paguhen pagat e tre muajve të punonjësve te kompanive të prekura nga situata e Covid-19
• Interesi subvencionohet nga Qeveria Shqiptare,
• Periudhë pa shlyerje të principalit (grace period) prej 3 muajsh
Garancia Sovrane II në masën 15 Miliardë Lekë:
• Aplikohet për Bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë
• Aplikohet për nevoja në kapital qarkullues dhe investime
• Intrument që ndan riskun me bankat, duke mbuluar një përqindje të principalit të cdo huaje
• Kushte preferenciale financimi, dhe afat shlyerje deri 5 vjet
• Periudhë pa shlyerje të principalit (grace period) prej 6 muajsh
Përditësim Progresiv mbi Ecurinë e Paketave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë Datë 03.11.2020 |
||||||
Paketa 1 | Nr. i Kërkesave | Nr. I Bizneseve | Nr. i Qytetarëve | Nr. i Bizneseve | Nr. i Qytetarëve | Fondi i Paguar |
Paketa 1 – Paga e Luftës Kesti I | 39,384 | 39,068 | 65,689 | 38,971 | 65,539 | 1,703,546,000 |
Paketa I – Paga e Luftes Kesti II | 38,921 | 65,395 | 1,700,270,000 | |||
Paketa I – Paga e Luftes Kesti III | 38,784 | 65,062 | 1,691,612,000 | |||
Paketa 1 – Dyfishim i Pagesës së Papunësisë Kesti I | Procedurë e Automatizuar | Max 3100 | Procedurë e Automatizuar | 2,257 | 58,682,000 | |
Paketa 1 – Dyfishim i Pagesës së Papunësisë Kësti II | Max 3100 | 2,349 | 61,074,000 | |||
Paketa 1 – Dyfishim i Pagesës së Papunësisë Kësti III | Max 3100 | 1,921 | 49,946,000 | |||
Paketa 1 – Dyfishim i Ndihmës Ekonomike Kesti I | 62,960 | 58,531 | 276,654,675 | |||
Paketa 1 – Dyfishim i Ndihmës Ekonomike Kesti II | 62,840 | 58,097 | 278,993,987 | |||
Paketa 1 – Dyfishim i Ndihmës Ekonomike Kesti III | 10,504 | 41,430 | 198,610,840 | |||
Përmbledhje | 39,384 | 39,068 | 211,293 | 38,971 | 126,327 | 6,019,389,502 |
Paketa 2 | Nr. i Kërkesave | Nr. I Bizneseve | Nr. i Qytetarëve | Nr. i Bizneseve | Nr. i Qytetarëve | Fondi i Paguar |
Paketa 2 – Masa 1 | 1207 | 834 | 9434 | 820 | 9,434 | 377,360,000 |
Paketa 2 – Masa 2 | 15066 | 10506 | 65658 | 10,471 | 65,659 | 2,626,360,000 |
Paketa 2 – Masa 3 | 33095 | 31757 | 68364 | 31,729 | 68,365 | 2,734,600,000 |
Paketa 2 – Masa 4 | 1199 | 1014 | 4927 | 1,006 | 4,927 | 197,080,000 |
Paketa 2 – Masa e Naftetareve | 3 | 2 | 721 | 2 | 721 | 28,840,000 |
Paketa 2 – Ankesa | 4465 | 3746 | 23795 | 3,560 | 23,784 | 951,360,000 |
Përmbledhje | 55,035 | 47,859 | 172,899 | 47,588 | 172,890 | 6,915,600,000 |
Fond Total I Disbursuar | 299,217 | 12,934,989,502 |
Pyetje të Shpeshta
Kam vendosur të dhënat bankare gabim. Si mund të bëj ndryshimet për të përfituar pagesën nga Paketat?
Për më tepër lexoni sqarimet mbi ndryshimin e llogarisë bankare përfituese. (Link) https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1393/perfitimi-i-ndihmes-financiare-si-mund-te-korrigjojme-te-dhenat-e-llogarise-bankare-te-plotesuara-ne-menyre-te-pasakte
A jam unë subjekt përfitues i Paketës Financiare 2?
Ju ftojmë të kontrolloni nëse I plotësoni kriteret për të përfituar nga Paketa Financiare 2 dhe të identifikoni subjektin në listën e vendosur në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. (Link) https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1394/thirrje-per-aplikim-per-perfitim-te-ndihmes-financiare-sipas-vkm-nr305-date-16042020
Cila është procedura që duhet të ndjek për të përfituar nga Paketa Financiare 2?
Për përfitimin nga Paketa Financiare 2, duhet të dorëzoni kërkesën sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. (Link) https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1375/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020
Si mund të përfitoj nga Paketa 1?
Për më tepër lezoni udhëzuesin për aplikimin për Paketën 1 të Qeverisë. (Link)
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1288/udhezim-mbi-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-254-date-27032020
Ankesa dhe Shqetësime
Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e varësisë janë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneset për të bërë të mundur zbatimin efektiv të procesit të ndihmës financiare në kuadër të pandemisë.
Për aplikime për Paketat Mbështetëse ftojmë subjektet të drejtohen në sistemin E-filing të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Për pyetje mbi dy Paketat e Qeverisë dhe për të përcjellë aplikimin për Paketën e Dytë si individ (përmes Formularin 2 të Aplikimit) jeni të lutur të shkruani email në: Efiling.info@tatime.gov.al.
Nëse punëdhënësi juaj nuk aplikon për Paketat Mbështetëse, ju ftojmë të drejtoheni në denoncime@tatime.gov.al
Për raste të largimit të paparalajmëruar nga puna dhe shkelje të Kodit të Punës nga ana e punëdhënësit ju ftojmë të shkruani në ankesa@sli.gov.al.
Për të bërë të mundur regjistrimin si individë i papunë, për të përfituar pagesën e papunësisë dhe për të kërkuar një punë të re ju ftojmë të drejtoheni në kontakt@shkp.gov.al
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.