Postuar më: 02/05/2014

Prokuroria dërgon për gjykim “rimbursimi i TVSH”

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj tetë personave, 6 prej të cilëve zyrtarë të administratës tatimore të kryeqytetit dhe dy administratorë privatë, të akuzuar si të përfshirë në një skemë mashtruese me rimbursimin e TVSH-së, duke shkaktuar një dëm shtetit prej rreth 6 milionë euro.

Gjatë hetimit të zhvilluar nga Njësia Task-Force e Prokurorisë Tiranë, në bashkëpunim me administratën tatimore, u arrit të siguroheshin prova se dy administratorët, në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës kanë përfituar në mënyrë të padrejtë vlerën e rimbursimit të TVSH-së (Tatimit mbi Vlerën e Shtuar) për disa kompani, të cilat ekzistonin vetëm fiktivisht dhe nuk kishin zhvilluar asnjëlloj aktiviteti.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Tiranë i akuzon për veprat penale të  “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”, të parashikuar nga nenet 135, 186/2, 287 dhe 25 te  Kodit Penal, tetë personat, të cilët, në kohën e kryerjes së veprave penale, ishin në funksionet:

1.      Ismail Muça- Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve (DRT) Tiranë

2.      Afërdita Hysa- Drejtore e Kontrollit, D.R.Tatime, Tiranë

3.      Laurent Vata – Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit, D.R.Tatime, Tiranë

4.      Edmond Osmani – Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë

5.      Gramoz Milushi – Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë

6.      Kujtim Metalia – Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë

7.      Mirjan Beneja – Administrator i kompanive private

8.      Gjergj Tupe – Administrator i kompanive private

Kompanitë fiktive të dy administratorëve dhe shumat e përfituara nga rimbursimi i TVSH-së mënyrë të paligjshme nga ana e zyrtarëve të D.R.Tatime, Tiranë:

 

       SUBJEKTI  RIMBURSIM I PALIGJSHEM DATA E RIMBURSIMIT
1 “Lumturia” 43.648.000 lekë të reja 22.09.2013
2 “F & M”   58.050.700 lekë të reja 30.08.2013
3 “Sheng- Da Ana” 40.000.000 lekë të reja 28.06.2013
4 “Ventura” 42.000.000 lekë të reja 18.07. 2013
5 “Nam Kwong”   41.630.000 lekë të reja 21.08.2013
6 “Hong De” 41.888.500 lekë të reja 30.08.2013
7 “Tai Ping Jang”  59.998.500 lekë të reja 16.10.2013
8 “Asterix 03”  40.909.700 lekë të reja 19.07.2013
9 “BE-NI-SA” 40.598.500 lekë të reja 18.07.2013
10 “Tong Da Horizont”  30.168.500 lekë të reja 22.08.2013
11 “Tirana HQ Imp- Exp” 62.392.357 lekë të reja 04.10.2013
12 “Arlindi Trade”  42.498.5000 lekë të reja 01.07.2013
13 4 + M”   25.930.848 lekë të reja 26.02.2013

 

 

** Zyra e shtypit të Prokurorisë

Të rejat e fundit