Projektit të Binjakëzimit për Zhvillimin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, financuar nga Bashkimi Europian 2009

Në vitin 2009 veprimtaritë e NJQH/MFK u kryen në bashkepunim me Projektin PIFC të financuar nga BE, fokusuar në disa drejtime:

Në kuadër të reformave të Qeverisë Shqiptare për përforcimin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, përfundimi i kuadrit ligjor përfaqëson veprimtarinë më të rëndësishme:

1) Letër Politikat e KBFP dhe Plani i Veprimit 2009-2014 u miratuar nga Këshilli i Ministrave me Vendim nr. 640, datë 11.06.2009. Dokumenti përshkruan sistemin aktual shqiptar të KBFB-së dhe përcakton drejtimet kyçe dhe detyrimet e institucioneve të sektorit publik në Shqipëri, në mënyrë që t’u mundësojë dhënien e një sigurie të arsyeshme se burimet publike menaxhohen me ekonomi, efektivitet dhe efiçencë.

2) U pregatit Ministria e Financave në kuadër të Projektit të Binjakëzimit për Zhvillimin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, financuar nga Bashkimi Europian, projektligji mbi “Menaxhimi Financiar dhe Kontrolli”, bazuar në modelin COSO dhe praktikat më të mira.

3) U pregatit Ministria e Financave projektligji mbi “Inspektimin Financiar Publik” sipas Letër Politika KBFP, bazuar në modelin e sugjeruar nga BE dhe komentet nga SIGMA.

4) U hartuar Manuali mbi MFK-në .

Gjatë muajve Nëntor 2009 – Mars 2010 është zhvilluar testimi pilot i kuadrit ligjor për MFK (para miratimit) në institucionet e mëposhtme:

Ministrinë e Brendshme
Bashkinë e Tiranës.
Gjatë këtij testimi u hartuan: gjurmët e auditit për disa proçese kryesore, rregjistri i riskut, harta e proceseve dhe struktura organizative e institucioneve, raportet mbi gjetjet dhe sugjerimet u diskutuan me nivelin e lartë menaxhues të institucioneve.