Postuar më: 04/03/2016

Programi Buxhetor Afatmesëm, tryezë konsultimi me donatorët dhe shoqërinë civile

Ministria e Financave në bashkëpunim me UN Women, organizuan sot Tryezën e rrumbullakët për “Programin Buxhetor Afatmesëm”, me pjesëmarrjen e donatorëve kryesorë si OKB, UN Women, FMN, BE, etj., përfaqësues të shoqërisë civile dhe pushtetit lokal.

Transparenca në procesin e përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm dhe angazhimi i shoqërisë civile në procesin e konsultimit ishte një risi e kësaj tryeze, e cila është menduar në vazhdën e aktiviteteve të tjera të ndërmarra nga UNWomen dhe Qeveria Shqiptare për të mbështetur integrimin gjinor në procesin e hartimit të politikave, strategjive dhe programeve sektoriale, duke garantuar alokimin eficient të fondeve buxhetore për zbatimin e plotë të politikave dhe legjislacionit mbi barazinë gjinore.

Gjatë fjalës së saj në hapje të aktivitetit, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave znj. Gelardina Prodani u shpreh se përfshirja aktive e shoqërisë civile në proçeset e planifikimit dhe zbatimit të buxhetit afatmesëm përbën një vlerë të shtuar, jo vetëm në drejtim të rritjes së transparencës dhe cilësisë  së proçesit në tërësi, por sidomos përgjegjshmërisë së aktorëve të përfshirë në ofrimin e shërbimeve publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit bëri një prezantim të Udhëzimit të Ministrisë së Financave “Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2017-2019”, në zbatim të VKM nr.465/2012 “Për Integrimin Gjinor në PBA”, si dhe për mbështetjen e njësive të pushtetit qendror dhe atij vendor, në drejtim të implementimit të integrimit gjinor në programimin dhe buxhetimin afatmesëm.

“Udhëzimi i përgatitjes së PBA-së, që po ju prezantojmë sot, synon pikërisht hedhjen ebazave për të siguruar që zëri i shoqërisë civile të dëgjohet qartë nga administrata publikenë proçesin e planifikimit buxhetor afatmesëm dhe të përçohet institucionalisht   nënivelet më të larta menaxheriale” – u shpreh znj. Prodani.

Idetë dhe propzimet konkrete të dakordësuara në këtë tryezë do të përkthehen në dispozita konkrete ligjore si pjesë e ndryshimeve të Ligjit Organik të Buxhetit që Ministria e Financave ka aktualisht në proces finalizimi.

Në kuadër të këtij procesi, Ministria e Financave, do të bashkërendojë një axhendë aktivitetesh me ministritë e linjës, me qëllim garantimin e cilësisë së rritur të kërkedave të tyre buxhetore në kuadër të PBA 2017-2019, por edhe me qëllim përmbushjen e procesit të konsultimit me shoqërinë civile të interesuar për politikat sektoriale përkatëse.

Të rejat e fundit