Postuar më: 09/06/2016

Prezantohet paketa e re, thjeshtohen mbi 50 procedura në favor të sipërmarrjes

Paketa e re e thjeshtimit të procedurave, e prezantuar nga Ministri Ahmetaj në Mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, është sikurse e cilësoi Ministri Ahmetaj “autorësi e përbashkët qeveri-sipërmarrje” e cila ndërthur sugjerimet dhe propozimet e biznesit me vullnetin e qeverisë dhe qasjen e saj pro-sipërmarrjes, për të hapur një kapitull të ri në klimën e biznesit, ndërkohë që theksoi angazhimin e qeverisë se paketa fiskale që ajo po harton, nuk ka rritje taksash.

Paketa përmban mbi 350 propozime të ardhura në Ministrinë e Financave dhe prek mbi 50 procedura të cilat thjeshtohen në favor të biznesit.

Procedurat e thjeshtuara në paketën e re:

1.Bujqësia në fokus!

Kompensimi i fermerëve deri në vitin 2013 ishte fiktiv, në masën 6%. Asnjë grumbulles nuk kërkonte rimbursim me 6%.

Nga viti 2014, rimbursimi u ndryshua në 20% duke si rezultat

  • 29,500 fermerë të pajisur me NIPT të cilët përfitojnë nga skema e re e kompensimit
  • 10 mijë fermerë më shumë të regjistruar në katërmujorin 2016 krahasuar me katërmujorin 2015
  • 700 subjekte përpunuese të produketeve shqiptare në 2016 nga 153 subjekte që ishin në 2013
  • Eksportet bujqësore u rritën 44% në vlerë dhe 79% në volum në 2015 krahasuar me 2014
  • Në 2015, vlera  e rimbursimit për grumbulluesit ishte 675 milionë lekë

Udhëzimi I ri për “Skemën e kompensimit të fermerëve”, I firmosur nga Ministri Ahmetaj, solli një sërë lehtësish të tjera duke mundësuar pagesat me para në dorë për transaksione ditore  deri në 30.000 lekë dhe përdorimin e kanalit të gjelbër në doganë duke i cilësuar eksportuesit e produkteve bujqësore, me risk zero.

2.Rimbursim automatik për eksportuesit!

Deri në vitin 2013, kriteri që bizneset eksportuese të përfitonin rimbursim automatik, ishte që ata të ishin 100% eksportues. Si të tillë, përfitonin vetëm 309 subjekte.

Sot, me ndryshimin e kriterit nga 100% eksportues, në 30% eskportues, përfitojnë 2015 subjekte ose 3 herë më shumë.

Ndryshimi i kriterit nga 100% eksportues në 50% eksportues, trefishoi bazën e përfituesve

3.Dogana tek biznesi

Me ndryshimet e prezantuara në kuadër të paketës së thejshtimit të procedurave, bizneset përfitojnë një sërë lehtësish, mbi bazën e parimit “dogana tek biznesi” dhe jo biznesi tek dogana. Këto lehtësi përfshijnë ofrimin e procedurës së zhdoganimit lokal; kontroll para eksportit në ambientet e eksportuesit; ofrimi I shërbimit doganor 24 orë; aplikimi I peshimit sipas riskut.

4.Heqja e çmimit të referencës për 83 produkte dhe për herë të parë nga 2012, ulëm cmimin e referencës për mineralet

5.Parimi i precedentit

Tashmë administrata tatimore detyrohet të aplikojë parimin e precedentit për zgjidhjen e cështjeve pa qenë nevoja për vendimmarje të gjatë duke e shqyrtuar cështjen nga fillimi.

6.Hartimi dhe publikimi i Komentarit të vendimeve të Gjykatës nga Administrata Tatimore

Bëhet i detyrueshëm për Administratën Tatimore dhe do të jetë lehtësisht i aksesuëshëm për biznesin online

7.Tani është më e lehtë të çregjistrohesh!

Duke adresuar një nga shqteësimt kryesore të biznesit në vite, tashmë procedura e regjistrimit shkurtohet nga pafundësisht në vetëm 10 ditë.

8.Lëshimi i faturës tatimore kompjuterike

Në tetë vjet, vetëm 350 subjekte e kanë marrë këtë të drejtë. Sot, me vetëm një ndryshim në procedurë, 40,000 përfitojnë nga kjo masë.

9.Mundësia për vetëkorrigjim e biznesit

Zgjatet pesë herë periudha e ushtrimit të së drejtës për vetëkorrigjim nga 1 në 5 vjet. Zbtohet parimi i barazisë, sipas të cilit administrata ka të drejtë kontrolli për pesë vjet dhe biznesi ka të drejtë të vetëkorrigjohet për pesë vjet.

10.Nuk ka më kontrolle surprizë!

Bizneset paralajmërohen 45 ditë para kryerjes së një kontrolli të plotë dhe kanë 45 ditë kohë për vetëkorrigjim para kontrollit.

Reduktohet gjoba nga 100% në 30%.

Kamatëvonesat llogariten nga momenti i deklarimit dhe jo nga momenti i lindjes së detyrimit

Për vizitat fiskale lajmërimi do bëhet 10 ditë para

11.Nuk ka më kontrolle që zgjasin pa fund!

Në lajmërimin e kontrollit, bizneset njoftohen edhe për afatin e zgjatjes së kontrollit. Miratimi për rikontroll bëhet vetëm për arsye të rëndësishme dhe të argumentuara, të cilat bëhen të ditura biznesit.

12.Krijohet Drejtoria e Pavarur e Apelit në strukturën e Ministrisë së Financave

Vendimet e apelit janë të formës së prerë pa të drejtë ankimimi në Gjykatë ndërkohë që krijohet edhe Bordi i Shqyrtimit të Apelimeve Tatimore për rastet në vlera të mëdha

13.Penalitete proporcionale

  • Përgjysmohet penaliteti për vonesën në deklarim;
  • Përgjysmohet penaliteti për mos-afishimin e çmimeve
  • Për mos-deklarimin e pagës reale, penaliteti bëhet proporcionalisht sipas pagës së fshehur
  • Hiqet gjoba për punonjësit e papaguar të familjes
  • Rishikim i penaliteteteve në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

14.Procedura e falimentit

Administrata tatimore të drejta të barabarta me cdo kreditor tjetër në përputhje vetëm me ligjin e falimentit

15.Eleminimi i taksimit të dyfishtë

Hiqet procedura e aplikimit në DPT; Verifikimi kryhet në vendin e biznesit; Përfitojnë 1000 biznese që kryejnë transaksione ndërkombëtare

***

Paketa e thjeshtimit të procedurave, ka mbërritur në draftin e saj të parë, pas një pune intensive mëse dy mujore në Ministrinë e Financave dhe një procesi konsultimi me bazë të gjerë me sipërmarrjen, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, Shoqatat e biznesit, Këshillin Tatimor, Këshillin e Investimeve, Këshillin Ekonomik Kombëtar etj, të ftuar për të dhënë sugjerimet e tyre.

Ndërkohë procesi i konsultimit vijon deri në datën 20 qershor 2016. Bizneset mund të dërgojnë mendime dhe sugjerime në adresën joinformalitetit@financa.gov.al si dhe mund të pyesin, sugjerojnë, kërkojnë informacion ose denoncojnë rastet e informalitetit përmes aplikacionit “Tatimpaguesi Dixhital”, I cili mund të shkarkohet në telefonat dhe tabletat me sistemet IOS dhe Android.

Ministri Ahmetaj njoftoi gjithashtu se së shpejti do të mundësohen Vërtetimet Tatimore Online për personat fizikë dhe juridikë, përmes të cilëve mund të përfitohen:

  • Vërtetim për Detyrime Tatimore
  • Vërtetim për Sigurimet Shoqerore
  • Vërtetim për Procedurë Prokurimi (Tenderime)
  • Vërtetim për Apelim
  • Vërtetim për Qarkullimin (Xhiron)
  • Vërtetim për Regjistrim/Cregjistrim
  • Vërtetim për Tatimin mbi të Ardhurat
  • Certifikatë Rezidence
  • Vërtetim për Ambasadat
  • Vërtetim sipas kërkesës

Të rejat e fundit