Postuar më: 30/01/2019

Përmirësimi i klimës së biznesit, prioritet për Qeverinë

Prioritet i qeverisë  është krijimi i një klimë  të favorshme  për bisnesin, e cila është  motori i  zhvillimit ekonomik të vendit  dhe padyshim roli i Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë është mjaft i rëndësishëm dhe kyc në këtë  klimë. Kjo ishte ajo që Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi në takimin e parë me komunitetin e biznesit që është pjesë e Këshillit të Investimeve. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Denaj, vlerësoi shumë të rëndësishme çështjet e inspektimit dhe inspektoriateve, të cilat mbeten po aq prioritare sa edhe formalizimi i ekonomisë. Reformat e ndërmarra tashmë po ngjallin besimin te biznesi.

 

Fjala e plotë e Ministres Znj. Anila Denaj në  mbledhjen e rradhës së Këshillit të Investimeve:

 

Përshëndetje të gjithëve

I Nderuar Ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zoti Shalsi

Të nderuar pjesëmarrës,

 

Se pari,  si Ministre e Financave dhe Ekonomisë kam kënaqësinë  të jem edhe Kryetare e Këshillit të Investimeve – një platformë inovatore përsa i përket modelit dhe debatit mbi klimën e investimeve që nga 2015. Kjo inisiativë ka lindur nga bashkëpunimi i Qeverisë Shqiptare, dhe EBRD që në 2013 me synim stimulimin e transparencës dhe investimeve në vend.

Së dyti –  një falenderim për anëtarët përfaqësues nga biznesi,  për pjesëmarjen e vazdueshme dhe bashkëpunimin me Këshillin e Investimeve gjatë këtyre viteve, si nëpërmjet anketave e konsultimeve,  ashtu edhe prezencën e tyre në mbledhjet e Këshillit të Investimeve.

Së treti . Një vlerësim të veçantë për EBRD, si një nga investitorët më të mëdhenj në vend, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, energjisë, ambientit etj. Mbështetja  juaj ka  një rol të rëndësishëm  për këtë platformë në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe nxitjes së qeverisjes së mirë. Jemi të kënaqur që angazhimet e ndërsjellta, që rrjedhin nga Memorandumi i Mirekuptimit 2014, po vazhdojnë dhe po intensifikohen në kuadër të Këshillit të Investimeve.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen për BERZH dhe SECO (Ndihma Zviceriane- Sëiss State Secretariat for Economic Affairs) që nëpërmjet partneritetit të tyre, do të mbështesin edhe për 3 vitet e ardhshme punën e Sekretariatit dhe këtij këshilli.

Prioritet i qeverisë  është krijimi i një klimë  të favorshme  për bisnesin, e cila është  motori i  zhvillimit ekonomik të vendit  dhe padyshim roli i Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë është mjaft i rëndësishëm dhe kyc në këtë  klimë.

Për të përmirësuar klimën e biznesit  qeveria në këto vite ka ndërmarrë  reforma të rëndësishme duke përmenduar:

Lehtësimin e proçedurave tatimore dhe uljen e barrës fiskale për pjesën dërrmuese të biznesit. Këtu vlen të përmend  masën e fundit që ndërmori qeveria për reduktimin e tatimit mbi ardhurat në masën 5% për biznesin i vogël në fashën 8 -14 milion lekë. Ne besojmë së këto masa do të krijojnë hapësira të reja për mundësinë e rritjes së biznesit dhe krijimin e vendeve të punës në ekonomi.

Një reformë tjetër e rëndësisshme në Axhendën e Qeverisë ka qënë reforma e Deregulimi.

Po  cilat janë disa nga  arritjet dhe sfidat:

  • Axhenda e Deregullimit e lancuar që në 2014 nga Qeveria Shqiptare me rishikimin dhe lehtësimin e 136 autorizimeve, do të vazhdojë, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe lehtësimit të barrës për sipërmarrjen. Pjesë e kësaj reforme do të jetë rishikimi i autorizimeve dhe lejeve e licensave me qëllim shfuqizimin e atyre që do të konsiderohen të panevojshme.
  • Shembull suksesi është dixhitalizimi i shërbimeve për tatimpaguesit nga ana e Administratës Tatimore, ku një numër i konsiderueshëm shërbimesh jepen tashmë në kohë reale, në rrugë elektronike, me firmë dhe vulë dixhitale dhe pa kosto për të gjithë përdoruesit.
  • Në këtë linjë lehtësuese dhe partneriteti me biznesin është dhe analiza mbi inspektimet. Objektivi kyesor është të risjellë në vëmendje faktin se çështjet e inspektimit dhe inspektoriateve mbeten po aq prioritare sa edhe formalizimi i ekonomisë me synim:

 

  • garantimin e rregullave të njëjta në treg,
  • mbrojtjen e konkurrencës së ndershme,
  • mbrojtjen e konsumatorit dhe ambjentit.

 

Ky punim përbën një hap të parë, drejt një analize më të thelluar në 2019, dhe synon të tërheqë vëmendjen mbi rëndësinë e reformës dhe momentit kritik në kuadër edhe të integrimit të vendit në 2019.

Synimi final në kuadrin e Këshillit të Investimeve mbetet stimulimi i një debati të qëndrueshëm mbi faktorët që mund të influencojnë në prioritizimin e ndërhyrjeve të mundshme në politika qëndrore dhe lokale si dhe praktikat e biznesit.

  • Sikurse është diskutuar edhe në mbledhjet e mëparshme të Këshillit të Investimeve, kanë përfunduar përgatitjet për një Ligj të unifikuar për investimet, drafti i të cilit në momentin që do të përfundojë plotësisht do të jetë objekt konsultimi sikurse është premtuar nëpërmjet Këshilli i Investimeve, me të
  • gjithë ekspertët, shoqatat e biznesit dhe grupet e interesit.

Në këtë mbledhje, objektivi kryesor është kemi sa më shumë dikutime dhe komente mbi materialet tashmë të dërguara nga sekretariati.