Postuar më: 17/08/2022

Përmbledhje e Performancës Paraprake 7 – Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve


Të ardhurat totale për 7
– mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 104 % të planit të 7 – mujorit.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e shtatë të vitit 2022, arritën në rreth 311 miliard LEK me një realizim në masën 87 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 567 milion LEK më pak.
Niveli i suficitit për periudhën 7 – mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 15.735 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 29.8 miliard LEK.


Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2022)

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 288.5 miliardë lekë, 46.1 miliardë ose 18.9% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 15.9 miliardë ose 5.8% më shumë se plani 7mujor për vitin 2022. Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 122.6 miliardë lekë, 20.8 miliardë lekë ose 20.4% më shumë se 7 muori 2021, si dhe 5.4 miliardë lekë ose 4.6 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 7 mujorin e vitit 2022.
Të ardhurat nga TVSH në import për 7 mujorin rezultojnë 86.1 miliardë lekë, 17.8 miliardë lekë ose 26 % më shumë se një vit më parë, si dhe 6.5 miliardë ose 8.1% më shumë se plani për 7 mujorin 2022.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 29.1 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 4% më shumë se viti 2021, si dhe 2.8 miliardë lekë ose 8.7% më pak se plani i akcizës për 7 mujorin 2022.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.6 miliardë lekë, 1.2 miliardë ose 82.4% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 147.7% kundrejt planit.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.7 miliardë lekë, 681 milionë lekë ose 16.9% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe realizim në masën 122.7% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 7 mujorin 2022 u realizuan në masën 166.9 miliardë lekë, 25.3 miliardë ose 17.9% më shumë se 7 mujori i vitit të kaluar, si dhe 10.5 miliardë lekë, ose 6.7% më shumë se plani i 7 mujorit 2022.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 21.8 miliardë lekë, 6.2 miliardë ose 39.5% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe 721 milionë ose 3.4% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 7 mujorin 2022.

Rimbursimet për periudhën 7 mujore 2022 janë 9.3 miliardë lekë, 6.9 miliardë lekë ose 42.6% më pak se 7 mujori 2021, si dhe 1.4 miliardë lekë ose 13.1% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 7 mujorin 2022.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 27.4 miliardë lekë 7.8 miliardë lekë, ose 39.8% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe 6.7 miliardë lekë ose 32% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 25.7 miliardë lekë, 2.9 milardë lekë ose 12.5% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe 443 milionë ose
1.7% më pak se plani i 7 mujorit 2022.
Taksat nacionale, për peridhën 7 mujore 2022 u realizuan në masën 24 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 11.1% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe 602 milionë lekë ose 2.6% më pak se plani i përcaktuar për 7 mujorin 2022. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 68 miliardë lekë, 6.1 miliardë lekë ose 9.8% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe realizim 104.6 % të planit për 7 mujorin 2022.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 7 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 311 miliard LEK me një realizim në masën 87 përqind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 567 milion LEK më pak. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 7 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 48.8 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 47.1 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr.12, datë 29.07.2022 (AN nr.12).
Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 7 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 97 përqind dhe 69 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 52.4 përqind dhe 31.4 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 52.6 përqind dhe 33.3 përqind të planit vjetor sipas AN nr.12.
Shpenzimet korente për periudhën 7 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 265.6 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 3.2 përqind më i lartë ose rreth 8.3 miliard LEK më shumë.
Shpenzimet kapitale për periudhën 7 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën rreth 37.5 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 30.2 përqind më i ulët ose rreth 16.2 miliard LEK më pak.

Grafiku 2: Shpenzimet korrente dhe kapitale Plan vs Fakt (në milionë Lekë)


Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2022)

Niveli i suficitit për periudhën 7 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 15.7 miliard LEK nga rreth 45.5 miliard lekë deficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 29.8 miliard LEK, për periudhën 7 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit.
Grafiku 3: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt (në milion Lekë)


Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2022)