Postuar më: 02/06/2016

Për socialistët e vertëtë, që mision kanë ndryshimin e Shqipërisë, ndërtimin e Shqipërisë së gjeneratës tjetër!

Replika e ministrit të Financave, z.Arben Ahmetaj me deputetin Ben Blushi

Ishte e duhur  të bëhej debat për rendin e ditës dhe në finale rendi i ditës, përtej çdo debati, është interesi publik dhe në interesin publik emrat e përveçëm zvetnohen dhe ndoshta- ndoshta edhe emra partish zvetnohen, sepse interesi publik është e ardhmja e gjeneratës tjetër, duke ju referuar përmirësimit të zbatimit të ligjit, përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së shpresës patjetër të asaj gjenerate.

Dhe kur në këtë Parlament, nga një kolegu ynë, që më vjen keq që nuk është se do doja të vazhdoja të debatoja, ka tre vite që hidhet baltë, madje- madje ka raste që ka tentuar të kriminalizojë aksione të drejtpërdrejta të vendosjes së ligjit siç ka qenë  reforma në energji, që tentoi ta kriminalizonte duke e quajtur luftë ndaj të varfërve dhe nuk e quajti luftë ndaj varfërisë.

Aksioni ndaj vjedhjes së energjisë është luftë ndaj varfërisë dhe kjo bëhet nga një parti dhe nga një qeveri e një partie, e cila interesin publik dhe e ka të parë dhe po, për këtë arsye unë dhe të gjithë këta socialistë të rinj apo të vjetër në parti, janë krenarë sepse të bësh reformë së fundmi është barazuar me të qenurit socialist, me të qenurit një parti e cila “vesin” e vetëm që ka, është ndryshimi i vendit. Nuk ka emra të përveçëm që mbrohen nga një parti  dhe ky  është dhe thelbi i ligjit të dekriminalizimit dhe kush e ka bërë këtë? Na e ka imponuar njeri këtë Ligj dekrimanilizimi apo e bëmë vetë? Një parti e tërë, një qeveri e tërë dhe një mazhorancë e tëre, vendosi të bëjë një hap përpara në emër të gjeneratës tjetër.

Por për çfarë  bëhet e gjitha kjo? Çfarë është ky helm dhe tani baltë? Ke të drejtën tënde realisht që të përfitosh nga mungesa e opozitarit të përhershëm dhe nëse do të bënim një debat tradicional “je apo nuk je socialist”, “jemi apo nuk jemi socialistë”, një socialist kritikon, një socialist nuk baltos. Një socialist është persistent në interes të asaj që mbron partia dhe qeveria e aleanca e tij dhe nuk del të flasë njëlloj si ai që thotë të njëjtën gjë që the dhe ti sot. A thotë  Luli dhe Saliu që “kjo mazhorancë, kjo qeveri, kjo parti mbron kriminelët”? Të njëjtën gjë the ti sot. E spostove veten tënde nga një socialist me një që qëndron krah për krah emrave që thashë.

Të njëjtën gjë thua dhe për ekonominë. Një socialist i mirë vjen dhe kritikon për ekonominë, begenis dhe shifrat patjetër, edhe fantazon nëse do mbi shifrat dhe krijon një virtualitet në ëndrrën e tij të ekonomisë, po kurrë nuk i mohon dhe kurrë nuk tenton t’i përmbysë, kurrë nuk ndërton mbi të mjerë një socialist i mirë dhe patjetër që shkelmon vesin siç iu referove.

Por në rastin  konkret mos e shkelmo “vesin” pozitiv që ka kjo Qeveri dhe kjo parti, vesin e ndryshimit të të bërit reformë. E kam thënë njëqind herë dhe do ta them sërish. E kishim zgjedhjen të rrinim duarkryq dhe të bënim atë që bënë ata që mungojnë sot këtu. E kishim zgjedhjen të flinim mbi kalbësirën dhe të mbronim interesat e vogla e pseudo-socilistëve. Nuk e bëmë.  Po morëm interesin publik mbi interesin e një apo 10 socialistëve dhe fatmirësisht, jemi shumë të qartë se interesi publik është i përputhur në përpjekjen tonë për ta ndryshuar Shqipërinë dhe të luftosh varfërinë, është krejt ndryshe nga të ngacmosh të varfrit me emocionin e tij, qoftë dhe negativ. Këtë ke bërë tre vjet. Ke dashur të përdorësh të varfërit në mënyrë që kjo qeveri dhe kjo mazhorancë të mos arrijë dot kurrë të luftojë varfërinë.

Do t’i ndaj disa shifra me ty në mungesë dhe po përfitoj t’i ndaj dhe me qytetarët. Pse nuk kalon me mua të shohësh regjistrin e ndërmarrjeve të reja. Socialistët e mirë, gëzojnë si fëmijë për një shifër që rritet. Po siç duket  ti me Mozën keni vendosur të krijoni një parti të re.  Është e drejta juaj, po mos e krijoni partinë e re mbi baltë se do t’i ngjani partisë së vjetër që mungon këtu sot.

Mos e krijoni  partinë mbi baltë, duke hedhur baltë mbi partinë që ndryshon Shipërinë, se do të bëheni si dy pika uji me partinë që vetëm hedh baltë, mos përdorni të njëjtat togfjalësha, sepse nuk ju diferencon nga e majta dhe e djathta, ju diferencon nga ne. Dhe ne “ves” kemi ndryshimin. Dhe fjala që thoni ka pasqyra, ka pasqyrë realitetin, që ashtu në vështirësi është duke u përmirësuar. Fole për të rinjtë. Referoju papunësisë së të rinjve që ka rënë me 0.4%, mos u bë si Sali Berisha që tallet me 0.4%, por 0.4% janë të rinj që kanë gjetur punë. Janë punëmarrës të rinj që kanë arritur të gjejnë një punë.

Nuk  po i referohemi shifrës që e ulëm papunësinë nga 17.5 në 17.1% , por janë njerëz që kanë gjetur punë.  Nuk po i referohem 173 mijë vendeve të reja të punës si statistikë, por po i referohem si emocion dhe si mundësi për 173 mijë kryefamiljarë, familjarë që arrijnë të gjejnë një punë, të gjenerojnë një të ardhur, të shtojnë një të ardhur, po deshe ti me ne socialistët që fatmirësisht përfaqësojnë në mazhorancë interesin publik.

Gjatë rrugës sonë ka dhe gropa. Nuk është asfalt. Ka dhe mundime, ka dhe dilema pafund, ka dhe gabime pa fund, por ama fuqia është  të ngrihesh mbi gabimin dhe ta korrigjosh, fuqia është të kuptosh që ti nuk je i përkryer dhe të vazhdosh të ndryshosh, të mos heqësh kurrë nga ADN  “vesin” tënd të ndryshimit për mirë.

Dhe së fundmi, do doja të dilje një ditë të vetme krah meje dhe krah meje, t’i referoheshe ditëve të opozitës, që për fakt ka pasur shumë dhe nga ata emra që ti përmend, nga ato beteja të vështira. Ligji është ligj dhe nuk ka pikë rëndësie çfarë betejash janë bërë. Ligjin e bëmë ne dhe e bëmë jo vetëm për të pastruar politikën nga krimi, por më shumë akoma, për t’i dhënë gjeneratës së re një shembull mbi të cilin të shohë qoftë gabimet, qoftë sakrificat, qoftë përpjekjet, qoftë të mirat. Do të doja një ditë të vetme të ishe pro kësaj qeverie dhe të thoshe: “Po, miqtë e mi socialistë, të rinj apo të vjetër, socialistë rilindas apo nëse do ti socialist tradicional (po ne jemi e njëjta gjë), po, vështirësia që ne morëm në 2013 ishte skandaloze. Ke qënë ministër dhe e ke lënë 6.5% rritjen ekonomike dhe në 2013 e morëm 1%. Të dilje këtu dhe të thoje që Shqipëria  është e shkatërruar dhe është si ajo krijesa që po tenton të  dali nga errësira dhe po, të vish me mua dhe ta pranosh miqësisht që Shqipëria së fundmi ka dalë nga  errësira ekonomike dhe ka nevojë për pozitivitet. Balta që ti hedh nuk është pozitivitet, balta që ti hedh nuk të jep mundësinë të jesh ndryshe, sepse ndryshe jemi ne. Jemi ndryshe nga Saliu. Jemi ndryshe nga ata që kanë qeverisur, me gabimet tona po deshe edhe të përditshme, por me një  gjë të pandryshueshme ne e kemi vënë ligjin mbi të gjitha, dhe ne kemi vënë qytetarin mbi të gjitha.

Dua të të rikujtoj drejtpësëdrejti që për shkak të kësaj Marrëveshjeje që po diskutojmë sot, ditën që e morëm nuk kishte lekë në buxhet të shtetit, ditën që e morëm borxhi i fshehur ishte shumë i madh, ditën që e morëm ata që ti i referohesh të varfër dhe shumë nga klasa e mesme tatoheshim me taksën e sheshtë famëkeqe. E dini sa i kthyem mprapsht klasës së mesme dhe atyre që ti u referohesh si të varfër? Vetëm me taksën progresive, 110 mln USD.

Si ka mundësi që nuk ke thënë asnjë fjalë për atë që deri më dje ishte kundërshtari jot politik dhe vjen të të risjellë taksën e sheshtë?  Si ka mundësi që nuk ke ardhur një ditë dhe të thuash: “Po, më në fund kemi rritje ekonomike. Thuaje, e pamjaftueshme, po e kemi  ndryshuar Shqipërinë dhe do të vazhdojmë ta ndryshojmë Shqipërinë. Kush mendon, kush thotë, kush beson se ne e kemi kryer misionin  është i/e gabuar. Ne sapo kemi filluar të përmbushim misionin tonë, atë të ndryshimit të Shqipërisë. Ne jemi Aleanca që vazhdojmë ta ndryshojmë Shqipërinë dhe do të vazhdojmë të ndryshojmë Shqipërinë dhe diferencën e bëjmë vetëm me fjalën: ndryshim, ndryshim, ndryshim.

Faleminderit!

Të rejat e fundit