Postuar më: 09/06/2016

Paketa e thjeshtimit të procedurave, kapitull i ri për klimën e biznesit në vend!

U prezantua sot në Mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar draft- paketa e thjeshtimit të procedurave tatimore dhe doganore për biznesin.

Në takim morën pjesë Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Financave z. Arben Ahmetaj, anëtarët e Këshillit Ekonomik Kombëtar përfaqësues të partnerëve financiare ndërkombëtare dhe të sipërmarrjes, si dhe mbi 100 të ftuar nga komuniteti i biznesit dhe media.

Paketa e thjeshtimit të procedurave, ka mbërritur në draftin e saj të parë, pas një pune intensive mëse dy mujore në Ministrinë e Financave dhe një procesi konsultimi me bazë të gjerë me sipërmarrjen, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, Shoqatat e biznesit, Këshillin Tatimor, Këshillin e Investimeve, Këshillin Ekonomik Kombëtar etj, të ftuar për të dhënë sugjerimet e tyre.

Mbi 350 propozime kanë mbërritur në Ministrinë e Financave përgjatë dy muajve, për ndryshimin dhe thjeshtimin e procedurave. Paketa e re e prezantuar nga Ministri Ahmetaj përmban mbi 50 procedura të thjeshtuara në favor të sipërmarrjes.

Në fjalën e tij Ministri e vlerësoi këtë paketë si një revolucion procedurash që bëhet për herë të parë në 25 vite, i cili do të hapë një kapitull të ri për klimën e biznesit në vend.

Ai theksoi se qeveria dhe sipërmarrja kanë autorësi të përbashkët mbi këtë paketë, pasi ajo është reflektim i drejtpërdrejtë i sugjerimeve të biznesit nga njëra anë  dhe vullnetit të qeverisë nga ana tjetër dhe përsëriti edhe njëherë angazhimin e qeverisë se paketa fiskale 2017 nuk ka rritje taksash, madje tenton drejt uljes së tyre.

 

Fjala e plotë e Ministrit Ahmetaj

 

Përshëndetje të gjithëve,

Unë jo pa qëllim do ta vazhdojë aty ku Kryeministri e la, në terma real të masave të prekshme është padyshim Qeveria që ka bërë më shumë për sipërmarrjen dhe nuk është aspak e pavend që ta përsëritësh që 32 muaj më pare, jo në këtë sallë dhe në një format tjeter (Këshilli Ekonomik Kombëtar nuk ekzistonte atehere, u krijua me pas me iniciativën e drejtpërdrejtë të Kryeministrit), ne kemi diskutuar se çfarë po i ndodhte sipërmarrjes dhe unë nuk do të ndalem aty, se kjo sot është një ditë shumë e rëndësishme por është shumë e rëndësishme që të mos harrojmë kurrë nga vijmë për të gjykuar një qeveri. Unë kam një mendim jashtëzakonisht shumë të thjeshtë për qeveritë që asnjë Qeveri nuk ikën duke u duartrokitur, sepse kjo është dhe fryma e të qënurit qytetar me pritshmëritë e larta, por sigurisht që kjo qeveri meriton kreditet e veta.

Jo pa qëllim kam sjellë disa slide që kanë të bëjnë me çfarë po ndodh me ekonominë sot. Fatmirësisht këtu kemi edhe Guvernatorin, raporti i institucionit që ai përfaqëson, është padyshim një nga tre raportet më prestigjoze që publikohen në Shqipëri dhe stastitikisht është një nga 3 më të saktët dhe unë i referohem shpesh, por gjithë qeveria i referohet shpesh.

Dua që asnjëherë të mos harrojmë se nga erdhëm. Në vitin 2012 kemi pasur rritjen ekonomike statistikisht 1% dhe ne 2015 e kemi 2.62%, pra 2 herë e gjysmë më shumë nga sa e morëm dhe dua të citoj një fjali fare të thjeshtë të FMN: “Ekonomia shqiptare ka pasur erën kundër, e megjithëse ka pasur erën kundër, sot është një ekonomi që rritet në mënyrë të konsoliduar dhe me ritme mbi mesataren e Rajonit”.

E dyta dua të shikoni performancën e të ardhurave. Performanca e të ardhurave 4 mujori i 2013 me këtë katërmujor, ka një kërcim rreth 30 e pak %, dhe sigurisht që puna vazhdon, por mos harroni se ka një ndryshim shumë thelbësor, brenda institucioneve të tatimeve dhe doganave që ka të bëjë me platformën e riskut. Sot  platforma e riskut nuk është më një virtualitet, por është një instrument në duar të administrates, në gjykim të të gjithë kontrolleve, jo më arbitrarisht, për duke iu referuar të gjitha kategorizimeve të riskut që dalin nga ajo platformë. Sigurisht që ajo platformë është dinamike dhe familjarizimi me të është gjithashtu dinamik.

Ndërkohë është bërë debat i madh në lidhje me eksportin. Po bien eksportet, apo importet. Ju kam sjellë volume, të cilat janë të rritura dhe fatmirësisht tremujori i parë I këtij viti, do të jetë I treti tremujor rradhazi (i III i 2015, IV i 2015 dhe I 2016) që kanë rritje konstante konsumi. Logjika që ka rënë konsumi është legjendë urbane politike,  ju që jeni këtu besoj se sigurisht në referencë të shifrave dhe të biznesve tuaja, mund ta ndjeni dhe mund ta reflektoni. Në të njëjtën kohë dua të ndaj me ju një shifër interesante të importeve që ka të bëjë drejtpërsëdrejti edhe me fuqinë blerëse të shtuar, por edhe me makineritë dhe pajisjet, importi i tyre i rritur në mënyrë shumë të rëndësishme  dhe nëse diku supozohet se është ngë TAP, e kam zhveshur nga TAP dhe rritja është 7%.

Pse  e kam sjellë treguesin e ndjeshmërisë ekonomike? E kemi thënë shpesh dhe do të vazhdojmë ta themi dhe të gjithë ju e keni ndarë me ne, që realiteti ekonomik është më i mirë se ndjeshmëria dhe këtu kemi një konvejer që ka të bëjë me klimën e biznesit, që sidomos institucionet e fiskut, qoftë tatimet, qoftë doganat, të cilat sigurisht janë ndërmjetësuesit e parë midis Qeverisë dhe sipërmarrjes dhe duke analizuar pikërisht këtë grafik dhe duke ju referuar të gjitha shifrave positive që kemi, madje dua të përmend me ju që investimet e huaja arritën gati 900 mln euro, janë gati 2 herë e gjysëm më shumë se Maqedonia meqë ka një legjendë urbane politike që Maqedonia tërheq investimet e huaja, Maqedonia në punë të vet bën punën e vet, po ne jemi 2 herë e gjysmë më shumë në vitin 2016 dhe në % të PBB jemi pas Malit të Zi, i cili ka pasur dhe fatin dhe avancën që të tërheqi më shpejt se ne investimet në turizëm, pra duke gjykuar të gjitha këto kemi arritur në një konkluzion se ka nevojë për një revolucion të procedurave fiskale, ka nevojë sepse shumica e tyre janë që nga viti 1998, pra imagjinoni janë gati 20 vjet më parë, ndërkohë që biznesi ka bërë para advancë 20 vite dhe sot nevoja është e domosdoshme.

Para se të ndaj me ju procedurat, dua të ndaj vendimarrjen e Kryeministrit dhe të Qeverisë që nuk ka rritje taksash. Nuk ka rritje taksash. Pra ky është një vit I mbarë ekonomik, e kemi lënë vërtet krizën prapa dhe kemi arritur në konkluzionin se ka nevojë vetëm për thjeshtësim procedurash, nuk ka nevojë më të preken taksat, pra nuk ka rritje taksash, në potencë do të ketë rishikim për ulje.

Vazhdojmë me procedurat. Ajo që është e rëndësishme, unë e theksoj që është revolucion, që nuk është bërë në 25 vite një ndryshim i tillë procedurash në favor të sipërmarrjes, është reflektuar drejtpërsëdrejti vullneti i sipërmarrjes dhe dua të them se e kemi nisur nga Bujqësia. Dikur ka qenë kompensimi 6%, sot kompensimi i TVSH është 20%, dhe dua t’ju them se para vitit 2013 ka qenë vetëm 153 subjekte që përpunonin produkte shqiptare, sot janë 700 subjekte, pra gati 5 herë më tepër dhe eksportet bujqësore janë rritur 44% ne vlere, me një volum 79% të rritur dhe me një vlerë rimbursimi 670 milione leke vetëm në 2015.   Pra atë virtualitetin e 6% që nuk ekzistonte, por ekzistonte vetëm në leter, ne e kemi bërë realitet.

Kemi bërë rimbursimin automatik për eksportuesit, përfitojnë 809 subjekte me volum 100% të eksportit. Është realisht një revolucion në rimbursimin e TVSH. Me këtë ndryshim që kemi bërë në procedura ato sipërmarrje eksportuese që kanë volume mbi 50% të lidhura me eksportin do të rimbursohen brenda 30 ditësh automatikisht, pavarësisht se janë apo jo nën kontroll. Kontrolli le të vazhdojë, rimbursimi do të bëhet në 30 ditë automatikisht, pra nuk do të ekzistojë më ajo që ka ekzistuar dikur, po vjen një kontroll, do të presësh rimbursimin me muaj e me muaj. 30 ditë, automatik, vazhdon kontrolli normal sipas procedurës. Përfitojnë 1 050 biznese, gati 75% e sipërmarrjes eksportuese. 75% të sipërmarrjes eksportuese ia heqim njëherë e mirë nga kurrizi këtë hall.

Për sa i përket doganave, ne kemi afruar dhe do ta intensifikojmë procedurën e zhdoganimit në doganë, po ofrojmë kontroll para eksportit  në ambjentet e eksportuesit, pra atyre eksportueve të bujqësisë do t’i shkojë dogana tek njësia, 1 ditë apo 2 ditë më parë në mënyrë që në linjën e gjelbër ai  biznes  që eksporton produkte të freskëta të kalojë menjëherë pa ndaluar në doganë.

Në të njëjtën kohë,e mbani mend dhe do të vazhdojmë ta përmendim derisa t’i heqim të gjitha. Na keni thënë çmimet e referencës. Kemi hequr së fundmi çmimet e referencës për 83 produkte dhe do të vazhdojmë t’i heqim; dhe për herë të parë që nga viti 2012 ulëm çmimet e referencës për mineralet. Imagjinoni që ne tregjet ndërkombëtare ndryshoi me  pjesëtim për 2 dhe menjëherë komisioni në Ministrinë e Financave, para 2 muajsh e rishikoi në përgjigje të kërkesës nga sipërmarrjet e minierave dhe sot kemi një situatë të re me këto sipërmarrje.

Në joinformalitet@financa.gov.al kanë ardhur 350 propozime për përmirësim procedurash, kanë ardhur nga ju. Nga secili nga ju, nga individë, nga përfaqësi, institucione dhe preken mbi 40 procedura për thjeshtësime dhe  përmirësime. Janë angazhuar Këshilli I Tatimeve, Këshilli i Investimeve,  dhomat e tregtisë vendase dhe të huaja, shoqatat e biznesit, kompanitë audituse, ekspertë të fushës, administratat tatimore dhe doganore.

Për herë të parë në ligjin e procedurave po vendosim parimin e precedentit. Çdokush mund të vijë me një histori në këtë sallë, kur dikur për të njëjtin problem, administrata tatimore apo doganore e trajtonte ndryshe në pika të ndryshme të Shqipërisë. Me ligj vendosim trajtimin e njëjtë për probleme të njëjta dhe kjo do të vijë si rrjedhojë e unifikimit të vendimeve teknike, por edhe e referencës së drejtpërdrejtë  të vendimeve të shkallës së fundit të Gjykatës Administrative për çështje të ndryshme dhe tatimet do të jenë të detyruara të botojnë që do të thotë se një inspektor nuk mund të trajtojë ndryshe në Tiranë, ndryshe në Gjirokastër, ndryshe në Shkodër, do të jenë qëndrime të unifikuara për çështje të unifikuara. Më duhet ta them se është hera e parë që vendosim precedentin në fisk përsa i përket gjykimit dhe auditimit.

Hartimi dhe publikimi i komentarëve të vendimeve të gjykatës nga administrata tatimore në ndihmën tuaj dhe në ndihmë të administratës.

Kemi reflektuar në propozimet tuaja pamundësinë për t’u çregjistruar shpeshherë. Shkurtimi I procedurës e bën çregjistrimin ku ju kërkoni të çregjistroheni për 10 ditë. Ka qenë pafundësisht ditë, pas aprovimit të këtij ligji do të jetë vetëm 10 ditë.

Lëshimi i faturës tatimore kompjuterike. Ka qenë kërkesë e shpeshtë e biznesit dhe vetëm 350 subjekte në 20 vite kanë përfituar nga fatura kompjuterike. Me ligj mund të fitojnë drejtpërsëdrejti 40 mijë subjekte në potencë, me një të rënë të lapsit, duke thjeshtuar atë ecejake me tatimet, me blloqet e faturave që vetë i keni shprehur që kanë qenë ngatërresë dhe ngarkesë.

Vijmë tek ajo që unë e quaj “qershia mbi tortë” mundësia për vetëkorrigjim. I jepet biznesit, sipërmarrjes e drejta për t’u vetëkorrigjuar në 5 vitet që kanë kaluar, pa penalitet. Pra ju për herë të parë keni të drejtën të vetëkorrigjoheni për 5 vitet që kanë kaluar pa penalitet. Pra duke qenë në tryezë të punës, një ditë keni dyshim për bilancin tuaj, mund t’i ktheheni, të vetëkorigjoheni, të jeni të formalizuar 100% pa asnjë penalitet dhe kjo ndodh për herë të parë dhe kjo është një shenjë e barazisë midis administratës dhe ju, administrata ka të drejtë t’ju kontrollojë për 5 vitet që kanë kaluar, tani juve u jepet e drejta të vetëkorrigjoheni për 5 vitet që kanë kaluar.

Nuk ka më kontroll suprizë. E mbani mend që Kryeministri ju ka thënë që nuk kemi qëllim “t’ju kapim gafil” në punën tuaj. Unë qoftë tek Ekonomia, qoftë këtu, e kam theksuar se nuk është qëllimi që të kapim bzineset në gabim dhe tani vjen një instrument ligjor në fakt. Instrumenti ligjor është që bizneset lajmërohen për auditet e thelluara 45 ditë para marrjes së kontrollit të plotë, pra brenda këtyre 45 ditëve ju keni të drejtë sërish të vetëkorrigjoheni dhe nuk do të merrni atë gjobën prej 100%, por do të merrni gati gjysmën e penalitetit, pra  e imagjinoni që ju vjen një letër 45 ditë më parë, do të njoftoheni se përse kontrolloheni, pse kontrolloheni për shkak të riskut, çfarë tatimesh dhe taksash, kush janë audituesit dhe sa do të rrijnë audituesit?

E mbani mend që ju rrinin audituesit nga 6-7 muaj? Nuk kanë më të drejtë, do të duhet ta deklarojnë në aktin e njoftimit se sa do të rrinë dhe Drejtori i Përgjithshëm ka të drejtë ta shtyjë vetëm 15 ditë. Pra nuk do I keni më në derë 6 muaj inspektorët dhe kamatëvonesa llogaritet nga momenti i deklarimit dhe jo nga momenti i lindjes së detyrimit, që është shumë pozitive. Është një lehtësi jashtëzakonisht shumë e madhe, është një thirrje për formalizim të drejtëpërdrejtë. Ndërsa për vizitat fiskale lajmërimi do të bëhet 10 ditë më parë; për verifikimin nuk do t’ju bëjmë lajmërim, për verifikimin do të vijmë brenda ditës.

E theksova që nuk do të ketë më kontrolle që zgjasin pa fund. Në lajmërimin e kontrollit bizneset do të njoftohen dhe për afatin e zgjatjes së kontrollit. Mos harroni dhe një element tjetër që e keni kërkuar vetë, miratimi për rikontroll vetëm për arsye të rëndësishme, të argumentuara në njoftim, jo si më parë që kushdo mund të vendoste për rikontroll.

Dua t’ju tregoj dhe një element shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me kontrollin, që e keni pasur realisht dhe ne do ju heqim një siklet, tani nuk është më një apo dy auditues që do të firmosin, por do të jenë 4. Pra do të jetë një vendim kolegjial, do të mbahet përgjegjësi kolegjiale për një akt vlerësimi, jo sipas dëshirës së një apo dy auditueve, që do të jetë drejtori i kontrollit gjithashtu, do të jetë dhe drejtori rajonal I tatimeve për atë rajon që flasim.

Më së fundmi në ligj kemi futur një drejtori të pavarur apeli në strukturën e Ministrisë së Financve. Në bazë të këtyre ndryshimeve proceduriale Apeli ikën nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe bëhet i pavarur në Ministrinë e Financave dhe logjika është që për detyrimet deri në 1 mln lekë do të vendosi Drejtoria e Apelit, për detyrimet mbi 1 mln lekë do të ketë një bord, i cili do të definohet me Vendim të Këshillit të Minsitrave, me pjesëmarrjen e shoqatës së bankave, të audituesve ligjorë, të përfaqësuesve të biznesit, Ministrisë së Financave dhe tatimeve dhe do ta quajmë Bordi i Shqyrtimeve të Apelimeve Tatimore. Dua t’ju them një shifër shumë interesante që ka të bëjë me apelin. Mbi 96% e apelimeve rrëzohen në disfavor të biznesit dhe mbi 50% e atyre që shkojnë në Gjykatën e Apelit, faktikisht  fitohen nga sipërmarrjet, pra dua tju them se tek Apeli kemi vendosur dhe kushtin që nëse Apeli i jep të drejtë sipërmarrjes, administrata tatimore nuk ka më të drejtë të shkojnë në Gjykatë . Nëse në Bordin e shyrtimit të apelimeve tatimore, vendimi është pro sipërmarrjes, praktikisht administrata tatimore ndërpret procesin e rekursit dhe zbaton vendimin e Apelit.

Penalitetet. Ka qenë një iniciativë e Kryeministrit, së fundmi pasi diskutimit që ka bërë me ju për të riparë propocionalisht penalitetet, besoj ju e keni draftin në tryezat tuaja dhe do të shikoni se penalitetet janë shumë propocionale dhe logjike. P.sh një nga penalitetet është që nëse nuk ke lëshuar kupon tatimor, të mbyllet dyqani për 10 ditë, pra nuk dënohesh me gjobë, nuk të merret cash për gjobën, nuk është gjoba 500 mijë lekë të reja, por të mbyllet dyqani dhe nuk ka gjë më të rëndë për një sipërmarrje se kur i mbyllet dyqani, sepse nuk paguan taksat dhe nuk ka lëshuar kupon tatimor dhe mbyllja do të jetë reale dhe prerja e shiritit është e paprekshme, kështu që besoj se nuk ja vlen të diskutohet.

Gjithashtu kemi pasur një shqetësim shumë të madh të eleminimit të taksimit të dyfishtë. Hiqet procedura e aplikimit nga DPT,  nuk keni më nevojë të aplikoni aty, përfitojnë drejtpërdrejtë 1 mijë biznese që kryejnë transaksione ndërkomëbarte që janë edhe eksportues, verifikimi kryhet në vendin e biznesit. Pra nuk ka më nevojë të bëhet aplikimi.

Janë të gjitha në përmirësim të klimës së biznesit, jam I bindur që i keni pritur me vite që të gjitha këto dhe me këmbëngulje të Kryeministrit dhe me një diskutim disa mujor brenda Ministrisë së Financave, ne kemi arritur në konkluzionin se këto bëjnë diferencë shumë të madhe nga ato që ka bërë më përpara, ky është një sistem I ri tatimor përsa i përket procedurave, ku prevalencën e ka sipërmarrja dhe sigurisht që përgjegjësinë për formalizim e ka dhe sipërmarrje dhe administrata. Unë dua të ndaj me ju një diskutim shumë interseant që kemi bërë me USAID-n atë projekt që përmendi dhe Kryeministri, unë e pyeta Drejtoreshën e njësisë i thashë: “Më thuaj çfarë ndodh kur ju shkoni për kontroll tek sipërmarrja” dhe më tha:Do ta them me 7 fjalë: e ndihmojmë, e ndihmojmë, e ndihmojmë, e ndihmojmë, e ndihmojmë, e ndihmojmë… dhe pastaj e godasim nëse nuk është në rregull , Pra brenda kontrollit, me detyrim ligjor, do të fusim që minimalisht për 2 ditë, normalisht 4 ditë, sipërmarrja dhe tatimet do të bëjnë edukim tatimor të sipërmarrjes, për t’i thënë që kjo procedurë bëhet kështu, herë tjetër mos e bëj se penalizohesh, kjo përllogaritje bëhet kështu,etj, pra një edukim I drejtpërdrejtë tatimor që nuk është bërë asnjëherë.

Në të njëjtën kohë kam kënaqësinë të ndaj me ju një nga instrumentat shumët interesant, ka qenë një iniciativë e Kryeministrit, krijimi i Tatimpaguesit dixhital.  Këtu u bë polici dixhital, gardiani dixhital, fermeri dixhital etj etj, por për hir të së vërtetës Komisariati dixhital është fantastik dhe Tatimpaguesi dixhital do të jetë po kaq fantastik në ndihmë të qytetarit.

Dua ta shohim se çfarë është ky aplikacion. Ideja është që nga telefonat tuaja, ju mund ta shkarkoni. Ky është spoti që lançojmë sot me inciativë të Kryeministrit. Çfarë ndodh përtej aplikacionit? Në Ministrinë e Financave është krijuar një njësi operative, e cila i merr, i filtron të gjithë ato komunikime për 4 kategoritë, i shpërdan më pas në drejtimin e duhur për t’i konsideruar, por gjithsesi në çdo rast, tatimpaguesi apo qytetari merr mbrapsht një falenderim për konfirmim që i ka shkuar komunikimi. Në të njëjtën kohë, shumë shpejt, nëse e keni parasysh rradhën e gjatë tek tatimet për të marrë verifikimet, ne kemi nisur një inisiativë te re, për një aplikacion ku të gjitha vërtetimet që do të duhen të merren, do t’i dërgohet kërkesa tatimeve online, do të prodhohet online dhe nuk do të shkoni ta merrni, nuk do të rrini në rradhë për ta marrë, por do prodhohet dhe do t’ju jepet. Pra ideja është që t’i heqim rradhët e gjata nga tatimet dhe t’i fokusojmë tatimet tek edukimi i tatimpaguesit dhe te funksioni bazë, ai i mbledhjes së të ardhurave.

Unë dua ta mbyll me një komunikim të fundit për sa i përket paketës. Ne vazhdojmë të presim nga të gjithë ju, opinione, sugjerime deri më datën 20 qershor. Më datën 20 qershor Ministria e Financave do duhet të çojë dokumentin, pas analizës, në Këshillin e Ministrave për kalimin në Parlament gjatë muajit Korrik.

Faleminderit!

Të rejat e fundit