Postuar më: 10/03/2016

Modernizimi i Adminsitratës Doganore Shqiptare- prezantohet Projekti I Binjakëzimit me BE

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, kanë oranizuar sot aktivitetin me rastin e prezantimit të Projektit “Modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare”.

Projekti  konsiston në  futjen e një sistemi të kompjuterizuar për monitorimin e mallrave të tranzitit, i cili do të mundësojë eleminimin e abuzimit dhe përshpejtimin e procedurave në kufij. Ky është një nga aspektet e projektit me vlerë 1.8 milionë euro që financohet nga BE me synim përmirësimin dhe modernizimin e Administratës Doganore Shqiptare përgjatë 24 muajve të ardhshëm.

Përmes këtij projekti do të ofrohet asistencë teknike dhe ekspertizë nga shtetet anëtare të BE, kryesisht në drejtim të përmirësimit të legjislacionit dhe procedurave të tranzitit në përputhje me standardet europiane e në mënyrë më specifike ato të lidhura me Drejtorinë e Procedurave, Drejtorinë e IT dhe Drejtorinë e Legjislacionit.

Projekti mbështet Shqipërinë në arritjen e prioriteteve specifike në fushën e Sistemit të Ri Kompjuterik të Tranzitit (New Computerised Transit System), për të garantuar përputhshmëri  në fushën e tregtisë , duke e përafruar legjislacionin doganor shqiptar me acquis të Bashkimit Europian.

Në ceremoninë e lancimit të Projektit, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Pranvera Behushi u shpreh se :

“Ky projekt është në vazhdën e mbështetjes që i është dhënë ndër vite Administratën Doganore Shqiptare nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. Në kuadër të fondeve IPA, në 6 vitet e fundit, Dogana Shqiptare ka përfituar rreth 16 milionë Euro në projekte të ndryshme për përmirësimin e infrastrukturës, logjistikës, sistemeve të informacionit dhe monitorimit, si:

•             Projekti i instalimit dhe funksionimit të sistemit të monitorimit me kamera;

•             Projekti për aparaturat në Laboratorin Doganor ;

•             Projekti për automjetet e specializuara për Drejtorinë e Antikontrabandës ;

•             Projekti për ndërtimin e Pikës së Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit dhe projekti për ndërtimin e

pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar me Kosovën, në Morinë.

Ndrësa Drejtori i Operacioneve në Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë z. Yngve Engstrom, theksoi rëndësinë e këtij projekti në përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit doganor shqiptar me atë të BE. “Projekti i Binjakëzimit do të rrisë kapacitetet e Administratës Doganore Shqiptare dhe do të përgatisë rrugën për zhvillimin e projekteve të tjera në fushën e  Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në të ardhmen” – tha ai.

***

Tranziti i Përbashkët përdoret për lëvizjen e mallrave nën pezullim doganor të taksave të importit  midis 28 vendeve të BE, vendeve EFTA, Turqia prej 1 Janar 2015 dhe Maqedonia prej 1 Janar 2015. Autoritetet shqiptare do të mbështeten nga Administrata Doganore dhe e Monopoleve të Italisë dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Tatimeve të Francës.

 

Të rejat e fundit